fbpx

Gjuhë Angleze

Qëllimi i Programit të Gjuhës Angleze është që t’i pajis studentet me aftësi akademike, duke u përqendruar kryesisht ne aspektin linguistik, shkathtësitë e shkrimit analitik dhe kreativ si dhe komunikimin praktik. Duke e vendosur mësimin dhe studentet në qendër, programi gjithashtu synon t’i përgatis ata për epokën e globalizimit përmes aftësimit të larmishëm për një karrierë të suksesshme. Programi ynë përfshin një larmi te lëndëve unike atraktive, të cilat, përveç tjerash, i bëjnë studentët te shkathët, qytetarë të dobishëm dhe aktivë, të gatshëm të lënë gjurmët e veta në epokën e zhvillimit dhe globalizimit.

Programi synon t’i aftësojë studentët që të zotërojnë:

  • Aftësi për të shprehur qartë ide, mendime dhe argumente me një anglishte të mirëfilltë;
  • Aftësi kritike, analitike dhe parafrazim të tekstit bazuar në rregullat gramatikore;
  • Qasje të diskursit të shkruar me aftësi të forta të të menduarit kritik;
  • Shkathtësi efektive komunikimi në gjuhën angleze me një audiencë të gjerë;
  • Aftësi për aplikimin e qasjes analitike në shkrime dhe projekte hulumtuese

 

PSE GJUHË ANGLEZE?

  • Gjuha angleze është gjuhë globale. Është gjuha nr. 1 në shkencë, arsim, art, kulturë, internet etj. dhe flitet nga rreth 2 miliardë njerëz në të gjithë botën.
  • Evropa dhe bota po bëhen gjithnjë e më bashkuar, ndërsa anglishtja mbetet çelësi kryesor i komunikimit dhe ndërlidhjes së njerëzve në edukim, biznes, art, sport etj.
  • Njohja e anglishtes në nivel të lartë, e shoqëruar me diplomë Universitare të njohur ndërkombëtarisht, është një portë e hapur që ofron mundësi të pafundme për karrierën dhe studime ndërkombëtare.

Gjuhe Angleze

Semester I          
Nr. M/E Lëndët L E ECTS
1 M Integrim i gjuhës angleze I  36 18 6
2 M Shkathësi studimi 12 6 2
3 M Fonetikë dhe fonologji 36 18 6
4 M Hyrje në letërsinë angleze I 36 18 6
5 M Shkathësi shkrimi  36 18 6
6 E Hyrje në gjuhësinë gjermane I 36 18 6
7 E Morfologjia e gjuhës shqipe 36 18 6
Semester II          
Nr. M/E Lëndët L E ECTS
1 M Integrim i gjuhës angleze II 36 18 6
2 M Hyrje në linguistikën e gjuhës angleze 36 18 6
3 M Metodat hulumtuese 36 18 6
4 M Hyrje në letërsinë angleze II 36 18 6
5 E Gjuhë gjermane II 36 18 6
6 E Gjuha angleze për qëllime specifike 36 18 6
Semester III          
Nr. M/E Lëndët L E ECTS
1 M Integrim i gjuhës angleze III 36 18 6
2 M Morfologjia e gjuhës angleze 36 18 6
3 M Shkrim akademik 36 18 6
4 E Gjuhë gjermane III 36 18 6
5 E Hyrje në përkthim dhe interpretim 36 18 6
6 E Hyrje në gazetari 36 18 6
7 E Marketing 36 18 6
Semester IV          
Nr. M/E Lëndët L E ECTS
1 M Integrim i gjuhës angleze IV  36 18 6
2 M Sintaksë e gjuhës angleze 36 18 6
3 M Internship dhe orientim në karrierë 36 18 8
4 E Gjuhë gjermane IV 36 18 6
5 E Përkthimi për administratë dhe biznes 36 18 6
6 E Përkthim letrar: problemet dhe mundësitë 36 18 6
7 E Lidership dhe negociata 36 18 6
8 E Gazetaria në internet 36 18 6
Semester V          
Nr. M/E Lëndët L E ECTS
1 M Integrim i gjuhës angleze V  36 18 6
2 M Leksikologji e gjuhës angleze 36 18 6
3 M Punëtoria e përkthimit të filmave 36 18 6
4 E Gjuhë gjermane V 36 18 6
5 E Prezantimi dhe të folurit në publik 36 18 6
6 E Shkrim i grantëve dhe propozimeve 36 18 6
7 E Mirëkuptimi ndërkulturor 36 18 6
8 E Gazetari në internet 36 18 6
9 E Menaxhim projektesh 36 18 6
Semester VI          
Nr. M/E Lëndët L E ECTS
1 M Integrim i gjuhës angleze VI 36 16 6
2 M Analizë e diskursit 36 18 6
3 M Të shkruarit mbi shërbimin në komunitet 36 18 6
4 M Thesis/Projekti i temës së diplomës 300   10

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?

Çdo student i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Studimet duale janë programe që kombinojnë studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojën praktike në një kompani dhe mundësojnë kyçjen më të lehtë në tregun e punës.
Kolegji Universum ofron studime duale, përmes të cilave, studentëve iu mundësohet financim i plotë i studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim i garantuar në këto kompani në departamentet: Shkenca Kompjuterike, Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë Gjermane dhe Dizajn i Integruar.

Deri më tani, Kolegji Universum ofron studime duale me këto kompani:

  • Fox Group
  • MySolutions
  • Vision Agency

Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë. Prandaj, Kolegji Universum është në kërkim të partnerëve cilësorë për të nisur dhe zbatuar projekte që nxisin ndryshime pozitive në shoqëri dhe rrisin aftësitë dhe njohuritë e brezave të rinj. Programi i studimeve të dyfishtë u mundëson studentëve të Kolegjit Universum të vazhdojnë studimet akademike gjatë kohës që punojnë në një kompani / institucion të fushës së tyre përkatëse. Kjo u mundëson studentëve të marrin diploma akademike dhe përvojë profesionale.

Kolegji Universum ka ridizajnuar kurrikulën e tij sipas nevojave dhe kërkesave të tregut lokal dhe global. Kolegji Universum ka përditësuar programet mësimore duke sjellë lëndë më inovative, praktike si dhe sipërmarrëse. Programet mësimore hartohen në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse. Tani kurset e ofruara nga Kolegji Universum i pajisin drejtpërdrejt studentët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’iu mundësuar atyre që të punojnë për kompani dhe institucione të rëndësishme.

Së shpejti, Kolegji Universum do të nisë programe të tjera të studimit të dyfishtë me kompani shumë prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të këtij programi, studentët përfundojnë 2 vite në Kolegjin Universum dhe e vazhdojnë vitin e tretë në Universitetin Mykolas Romeris, i cili renditet në top 5 nga 37 institucionet e arsimit te lartë që ka Lituania. Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët pajisen me diplomë Bchelor nga Universiteti Mykolas Romeris si dhe me diplomë të dytë Bachelor nga Kolegji Universum.

Përmes kësaj mundësie unike, studentët përfitojnë dy diploma të njohura ndërkombtarisht. Gjithashtu, Universiteti partner Mykolas Romeris iu ofron studentëve tanë një bursë Erasmus+ për të përfunduar një semestër në një universitetet partner në shtetet e BE-së

Gjuha angleze vazhdon të mbetet gjuha numër 1 në botë!

Gjatë studimeve në këtë departament,  studentët zhvillohen dhe trajnohen mbi shkathtësitë që janë të dobishme për çdo ambient pune. Më specifikisht, ata përgatiten të punojnë në:

  • shkolla të gjuhës (mësimdhënie);
  • ambasada te huaja;
  • organizata dhe korporata ndërkombëtare;
  • kompani përkthimi;
  • media;
  • shkrim të përmbajtjes (content writing) etj.

Komedia “Mind Your Language” e shfaqur nga studentët e Dept. Gjuhë Angleze të Kolegjit Universum ngjalli interesim të jashtëzakonshëm duke mbushur sallat plotë me të rinjë e media në qytetet ku u shfaq si Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Podujevë.

Verbal Boxing

Aktiviteti “Verbal Boxing” e mbajtur në Prishtinë dhe Ferizaj përmes konceptit të shfaqjes së një programi televiziv, arriti që me ndarjen e roleve (psikologët-prindërit-mësimdhënësit) mes studentëve të krijojë një debat, me qëllim të përforcimit të aftësisë komunikuese në Gjuhën Angleze.

Qëllimi i secilit tutorial është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët të bëjnë punën e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se si ai ose ajo mëson më mirë dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore.Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Kështu, mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Prof. Ass. Dr. Mejreme Ymeri

DREJTORESHË AKADEMIKE E PROGRAMIT GJUHË ANGLEZE & GJUHË GJERMANE NË KOLEGJIN UNIVERSUM