Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Masaryk University, në Republikën Çeke në kuadër të programit
Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane apo gazetari) të aplikojnë për shkëmbim semestral në universitetin e dytë më të madh në Republikën Çeke.
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbimin e studenteve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri dimëror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
- Transkipta e notave në gjuhën Angleze
- Kopje e pasaportës
- 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM, 30 PRILL ORA 24:00;
Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Republika Çeke 🙂