Në kuadër të marrëveshjës së Kolegjit Universum me Instituto Politécnico de Tomar në Portugali. Hapet thirrja për aplikim për studime master në Portugali për studentët e Kolegjit Universum në Programin MASTER IN QUATERNARY AND PREHISTORY.
Programi Master në Kuaternar dhe Parahistori (IMQP) zgjat dy vite (120 ECTS). Është formuar nga një partneritet i katër institucioneve me përvojë shumë vjeçare në kërkimin dhe formimin parahistorik: Università degli Studi di Ferrara – Itali, Muséum National d’Histoire naturelle – Francë, Universitat Rovira i Virgili – Spanjë, Instituto Politecnico e Tomar – Portugali.
Qëllimi kryesor i programit është të sigurojë një njohuri thelbësore mbi gjeologjinë parahistorike dhe kuaternare duke adoptuar një qasje ndërdisiplinore dhe duke shfrytëzuar specialitetet shkencore të secilit Institucion partner.
Kriteret për aplikim:
Studentët që kanë përfunduar 3 vite studime në Kolegjin Universum ose që janë në përfundim të studimeve mund të aplikojnë. Ky program do të njihet juridikisht me gradën universitare ose kualifikime të ngjashme në fushën e arkeologjisë, letërsisë, parahistorisë, paleontologjisë, gjeologjisë së Kuaternarit, shkencës natyrore dhe mjedisore, biologjisë dhe gjeologjisë, teknologjisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, arsimit dhe shkencës së turizmit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Dokument që vërteton nivelin e njohurive në anglisht ose frëngjisht
- Letër që shpjegon arsyet e pjesëmarrjes në Master IMQP
- CV
Linku për aplikim https://bit.ly/2FpHWKN
Për më shumë informata kliko këtu
https://www.quaternaryprehistory.eu/academics
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 28 SHKURT 2020.