Java Ndërkombëtare

Java Ndërkombëtare

Java e shtatë ndërkombëtare e stafit Erasmus

UNI - Universum International College ka kënaqësinë të ju njoftoj për Javën e shtatë ndërkombëtare të stafit Erasmus. Një program trajnimi një javor që synon të bashkojë koleget nga institucionet tona partnere dhe Universitete të tjera të huaja në kuadër të Programit Erasmus+. Programi do të përfshijë ngjarje të ndryshme rrjetëzimi, gjatë të cilave pjesëmarrësit mund të prezantojnë institucionet e tyre të origjinës dhe të takojnë studentët dhe koordinatorët lokalë të Erasmus+

Java Ndërkombëtare e Stafit do të mbahet në Prishtinë, Kosovë nga data 8-12 maj 2023 dhe do të jetë e hapur për të gjithë stafn akademik dhe administrativ të Universitetit.

Pjesëmarrësit në Javën Ndërkombëtare përfitojnë përvojë:

Asset_15

Akademike

Për t'u njohur me institucionin pritës organizohen aktivitete akademike si turne në kampus, panaire, fjalime nga profesorë, takime individuale etj.
Asset_14

Biznesore

Pjesëmarrësit marrin një paraqitje të shkurtër të natyrës ekonomike të vendit përmes vizitave të ndryshme në kompanitë vendore në Kosovë.
Asset_13

Kulturore

Pjesëmarrësit mund të përjetojnë kulturën vendase në të gjitha format e saj përmes vizitave të ndryshme në muze, kuzhinës lokale, takimeve, etj.
Asset_12

Rrjetëzim

Përvec përjetimit të jetës lokale, ekziston mundësia unike për të takuar një shumëllojshmëri kulturash - falë të gjithë pjesëmarrësve.

Universum International College inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë të cilët janë mirëpritur të vijnë së bashku për atë që shpresojmë se do të jetë një përvojë interesante, argëtuese dhe edukative.

Ju lutem shikoni disa video nga Java Ndërkombëtare e Stafit të vitit të kaluar: