Kryerja e punës praktike është e domosdoshme për të gjithë studentët e Kolegjit Universum. Varësisht nga drejtimi i studimeve studentët i kanë të përcaktuara edhe orët e nevojshme për punë praktike. Kliko departamentin tënd për të mësuar më shumë rreth specifikave dhe kritereve për punën praktike në departamentin tënd.
Biznes & Menaxhment
Shkenca Kompjuterike
Dizajn i Integruar
Shkenca Politike
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Angleze
Infermieri
Zyra e Karrierës dhe Mirëqenies Studentore e ka për mision t’u ndihmojë studentëve në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional dhe t’u ofrojë mjetet e nevojshme për sukses në karrierë.
Kjo zyrë menaxhon katër komponentë të përkrahjes së studentëve:
a) Këshillim për karrierë
b) Trajnime & workshope
c) Rrjetëzim
d) Këshillim psiko-social
KËSHILLIM PËR KARRIERË
Ky shërbim do të ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët e Universum. Në kuadër të këtij shërbimi, studentëve do ju mundësohet që përmes takimeve me stafin e zyrës së karrierës të marrin këshilla lidhur me planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet ndjekur për një zhvillim të mëtutjeshëm profesional.
*Teste të personalitetit
*Identifikim i fuqive & mangësive
TRAJNIME & WORKSHOPE
Zyra e karrierës do të ofrojë mundësi të shumta të trajnimeve, seminareve dhe tryezave diskutimi në mënyrë që secili student i Universum të ketë të ndërtuar dokumentet bazë për të kërkuar punë dhe do të përgatisë studentët që të jenë të përgatitur në intervista të punës.
*Si të shkruajmë CV mbresëlënëse?
*Si të përgaditemi për intervistë?
*Si të shkruajmë letër motivuese?
*Si të plotësojmë aplikacione për punë?
*Simulim i intervistës
RRJETËZIM [Lidhja me punëdhënës]
Në kuadër të këtij shërbimi do të mundësojë që studentët të kenë takime personale me punëdhënësit potencial. Zyra e karrierës do të kujdeset që të sigurojë sa më shumë marrëveshje me punëdhënësit në mënyrë që studentët të kenë mundësi të kryerjes së punës praktike apo edhe të punësohen nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
*Panaire të punës
*Universum Talks
*Vizita studimore
*Takime publike
*Kafe, karrierë me Alumni!
KËSHILLIM PSIKO-SOCIAL
Me qëllim të promovimit të shëndetit fizik dhe mendor të studentëve zyra organizon një mori aktivitetesh me karakter psiko-social. Poashtu, ofron këshillim falas për të gjithë studentët për të ju ndihmuar me çdo problem që mund ta bëjë të vështirë suksesin në studime apo që afekton mirëqenien. Zyra poashtu ka për objektivë zhvillimin e hulumtimeve me qëllim që të evidentojë strategji të reja për të ndihmuar studentët në lidhje me shëndetin mendorë.
Problemet e zakonshme që studentët mund të kenë janë ankthi, stresi, kriza familjare, probleme të marrëdhënieve personale, vështirësitë në përqendrim ose përfundimin e detyrave, humbja e energjisë, mallëngjimi ose vështirësitë në përshtatjen e jetës në Kosovë.
Mos harroni, zyra e karrierës dhe mirëqenies është vetëm një email larg jush!
Për të rezervuar një takim, ju lutemi na dërgoni një email me emrin dhe numrin tuaj të telefonit në [email protected]
Ne gjithashtu organizojmë ngjarje që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor. Si shembull i kësaj, ne kemi ftuar një psikolog profesionist për një diskutim të hapur me studentët ku ajo adresoi çështje të tilla si: stresi, ankthi, efektet e COVID tek studentët dhe stigmatizimi që lidhet me shëndetin mendor në Kosovë. Studentët kanë qenë në gjendje të bëjnë pyetje dhe u janë siguruar burime të shëndetit mendor. Ne synojmë të ftojmë dy ose tre profesionistë të shëndetit mendor çdo semestër për zhvillime të ngjashme.
Ne jemi shumë të prirur të përdorim mediat sociale si një mjet për të informuar studentët tanë dhe publikun për çështje që lidhen me mirëqenien. Deri më tani, në faqen tonë në facebook kemi siguruar burime të ndryshme në internet si teknika të vetë-kujdesit dhe video informuese mbi stresin, ankthin, problemet me gjumin dhe lodhjen. Ne u dërgojmë gazetave dy herë në javë studentëve për të raportuar zhvillimet tona të fundit dhe datat e ngjarjeve.
Aktualisht, ne jemi duke hartuar një blog që do të jetë pjesë e faqes sonë të internetit [nën kolonën e mirëqenies], dhe si i tillë ai do të jetë i hapur për qasje për të gjithë. Ne planifikojmë të ndërtojmë përmbajtjen me profesionistë që punojnë në fushën e shëndetit mendor, duke përfshirë partnerin tonë të fundit Stress Free Corner [ICK Start-Up] me të cilin sapo kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Duke pasur parasysh mungesën e hulumtimeve në fushën e shëndetit mendor në Kosovë, ne konsiderojmë se është thelbësore që të bëhet hulumtim për të mësuar më shumë rreth çështjeve që korrespondojnë me shëndetin mendor dhe mirëqenien. Kjo do të na ndihmojë të ndërtojmë strategji të informuara për vitet e ardhshme dhe të angazhohemi në iniciativa që kontribuojnë pozitivisht në komunitetin tonë studentor. Së bashku me këshillimin në karrierë, ne konsiderojmë se kjo përbërës ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e vetë-kujdesit dhe mirëqenies.
Kemi ende shumë për të përmbushur, por jemi të sigurt se përmes ofrimit të shërbimeve të ofruara nga zyra e karrierës dhe mirëqenies, kolegji Universum do të arrijë shumë jo vetëm në lidhje me mirëqenien, por edhe suksesin dhe mbajtjen e studentëve.
Kolegji Universum në vazhdimësi realizon hulumtime dhe raporte mbi kërkesat e tregut të punës.
- Hulumtimi “Vendet e Lira të Punës”
- Barometri i Punësimit
- Pyetësorë me studentët aktual
- Pyetësorë me alumni
- Pyetësorë me punëdhënësit
Akademia e Karrierës ka për qëllim mbështetjen e nxënësve nga shkollat e mesme të Kosovës dhe dhënien e njohurive nga fusha e orientimit profesional në karrierë, lidershipit, ndërmarrësisë, inovacionit, marketingut dhe shitjes, shkencave kompjuterike dhe programimit, shkencave politike, administrimit publik, marredhenieve nderkombetare dhe studimeve evropiane.
Trajnimet e ofruara nga Akademia e Karrierës janë multidisiplinare. Këto trajnime synojne te ngrisin kapacitetet e pjesëmarrësve dhe të aftësojnë ata për tregun e punës, studimet akademike si dhe studime profesionale. Çdo pjesëmarrës në fund të akademisë së karrierës nënshtrohet testimit dhe procedurave të vlerësimeve profesionale. Për të gjithë pjesëmarrësit e suksesshëm, Kolegji Universum ndan bursa kombëtarë dhe ndërkombëtarë studimi. Pas përfundimit, nxënësit pjesëmarrës certifikohen. Akademia e Karrierës në Universum organizohet një herë në vit dhe targeton nxënësitë nga e gjithë territori i Republikës së Kosovës.
STUDIMET DUALE
Kolegjit Universum i është kërkuar nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve. Kolegji Universum ka zhvilluar partneritete cilësorë dhe prestigjioze dhe ka zbatuar projekte të cilat kanë nxitur ndryshime pozitive, kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe të komunitetit të cilat kanë rritur aftësitë dhe njohuritë e brezave të rinjë. Një nga projektet më të sukseshme rezultuan studimet e dyfishta e cila u mundëson studentëve të Kolegjin Universum të ndjekin studime për gradë akademike duke qenë paralel të punësuar në një kompani në fushat e tyre përkatëse.
Gjatë këtij viti kanë pëefituar rreth 120 studentë nga programi i studimeve duale. Ndërsa, gjatë vititit të kaluar akademik vetëm pas vitit të parë mbi 30% e studenteve janë angazhuar në projekte si staf i kompanive partnere. Kompanitë ofruese të shërbimeve për tregun ndërkombëtar kanë angazhuar 60% si staff lease. Studentët përfituesë janë nga të gjitha drejtimet. Kjo është një mundësi e vecantë për kompanitë të cilat përfitojnë plotësimin e nevojave me resurse humane.
SYLLABUSI SIPAS NEVOJAVE TË KORPORATAVE (CO-OP)
Kolegji Universum ka krijuar programin Co-op, nëpërmjet të cilit u mundëson bizneseve dhe institucioneve të dizajnojnë syllabus akademik ku përmes këtij programi do të zhvillojnë një lënde apo më shumë lëndë specifike në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre, e cila pas aprovimit nga Këshilli Akademik i Kolegjit Universum, ofrohet si lëndë zgjedhore në kurrikulën e Universum.
Lëndët mund të dizajnohen dhe zhvillohen nga profesionistë të deleguar nga kompania në bashkëpunim me stafin akademit të Kolegjit Universum. Kjo formë e bashkëpunimit ka rezultuar të jetë e suksesshme për arsye se kompanive u janë ofruar zgjidhje konkrete në kërkesat e tyre.
HULUMTIM TREGU & ZGJIDHJE AKADEMIKE PËR BIZNESE
Universum ofron zgjidhje akademike dhe profesionale në sfidat me të cilat përballen bizeneset dhe institucionet duke kontribuar në përforcimin e lidhjes midis arsimit dhe kërkesave të tregut. Në këtë aspekt, bashkëpunimi midis arsimit të lartë dhe komunitetit të biznesit rrit kreativitetin dhe kontribuon në zgjidhje inovative.
Kapacitetet e larta profesionale dhe akademike garantojnë ndërtimin dhe zhvillimin e hulumtimit për llogari të bizneseve dhe institucioneve përmes shërbimeve të avancuara të konsulencës. Kjo siguron mbështetje dhe koordinon përpjekjet kërkimore të biznesit dhe insitucioneve në zhvillimin e praktikave të suksesshme me rezultate konkrete. Modeli i ri i bashkëpunimit metodologjik, me mjete dhe koncepte të reja transferon dijen, njohuritë dhe praktikat më të suksesshme për aplikim në biznese dhe institucione që sjellin përparësi konkurruese dhe kontribuojnë në zhvillim.
Në këtë mënyrë, bizneset dhe institucione prezantojnë kërkesat të cilat Kolegji Universum përmes ekspertizës akademike dhe profesionale i trajton dhe ofron zgjidhje konkrete.