• Language
  • +377(44)-144-062

Kolegji Universum dhe Universiteti “Kadri Zeka” pjesë e projekteve ndërkombëtare

Postuar më: 11/02/2019

Kolegji Universum dhe Universiteti “Kadri Zeka” morën pjesë në takimin e menaxhmentit të projektit “Enhancing and Validating service-related competenced in Versatile learning environments in Western Balkan Universities” (E-VIVA). Ky projekt financohet nga programi Erasmus+ nga European Commission dhe do të realizohet në bashkëpunim me 12 universitete partnere nga Evropa.

Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. I vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka derguar 87 studentë për shkëmbim semestral me bursë të plotë në 22shtete tē BE-së.

Poashtu Kolegji Universum aktualisht është duke menaxhuar 3 projekte të financuara nga Komisioni Evropian “Erasmus+ Capacity Building”, projekte këto në vlerë prej 3 milion €. Lexo më shumë

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

ii

iiii

Kthehu
Close