Ftojmë të gjithë studentët e nivelit #Bachelor dhe #Master , të gjitha kampuset e Kolegjit Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.
Informata mbi shkëmbimin:
- Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
- Periudha e studimeve: Semestri dimeror
- Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
- Kompensim mujor: 800 euro
- Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
- Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
- Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
- Nota mesatare të paktën 7.5
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
- Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
- Kopje e pasaportës
- 3 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7
Te gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studenteve, kliko KETU
Linku i Universiteteve, me afate, numri i bursave gjeni KETU
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Suksesi akademik (40%)
- Niveli i gjuhës angleze (40%)
- Suksesi në intervistë (20%)
- -10 për cdo aplikim të mëhershëm
- +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
- -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 19 Mars 2022, ORA 24:00!
Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona te ju ndihmojme ne transformim te jetes permes studimeve jashtë vendit. #TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar Na ndiqni ne Facebook & Instagram