fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen per aplikim Trajnim 2 ditor ne Tirol te Austrise | ITEM project

Në kuadër të  projektit ITEM, Kolegji Universum shpall thirrjen për aplikim për  trajnim intenziv për 5 studentë në lëndën e Matematikës i cili do të mbahet në Tirol, Austri. Trajnimi është 2 ditor dhe do të mbahet me datat 15 dhe 16 Shtator 2022. Shpenzimet e trajnimit dhe udhetimit jane te mbuluara nga Kolegji Universum.  Aplikimi për vizë  dhe çështjet tjera administrative, kordinohen nga Zyra e Projekteve Nderkombetare te Kolegjit Universum. Meso me teper per iTEM projektin ketu.

Ftohën të gjithë studentët e Kolegjit Universum të nivelit master në Menaxhment dhe Data Science and Analytics të të gjitha kampuseve të aplikojnë.
Tema e trajnimit: 

  • Mësimi i Matematikës përmes vizualizimit; 
  • Sugjerime/Keshilla si te mesohet Matematika; 
  • Punëtori për studentët në gamification, se si të përdorin Matematiken ne projekte reale, se si të përdorin TIK-un për të kuptuar matematikë.

Kriteret për aplikim: 

  • Student i rregullt në nivelin #Master ne Kolegjin Universum;
  • Studentet te cilet nuk jane perfitues te ndonjeres burse, kanë përparesi aplikimi; 
  • Rrjedhshmeria ne gjuhën Angleze;
  • Nota mesatare e studimeve mbi 8.00.

#APLIKO ketu linku.

Afati i fundit për aplikim është 20 Gusht, ora 00:00h. Pas aplikimit, Zyra e Projekteve ju njofton permes emailes rreth aplikimit, dhe perfundimit e dokumenteve per aplikim per vize. Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim online me Zyrën Ndërkombetare. 


 #UniversumËshtëNdërkombëtar 

Na ndiqni në Facebook Instagram