Ftojmë të gjithë studentët e programit #Infermieri vendore, #Infermieri Pearson dhe #Fizioterapi, të gjitha kampuset e Kolegjit Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri dimeror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.5
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
- Transkripta e notave në Gjuhë Angleze
- Kopje e pasaportës
- 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
- CV në Gjuhë Angleze
#APLIKIMI bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7
Te gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studenteve, kliko KETU
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë;
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 15 Gusht , ORA 24:00!Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare. Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.
#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar