Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në Riga Technical University në Riga, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility. Shkëmbimi i studentëve do të bëhet në semestrin pranveror Shkurt 2021.
Riga Technical University renditet në Top 701 universitetet më të mira në botë, poashtu The Times Higher Education World University Rankings e vlerësoi lartë bashkëpunimin që RTU mban me ndërmarrësit dhe industrinë.
Informata mbi shkëmbimin:
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
- Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
- Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
- Nota mesatare të paktën 7.0
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
- Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
- Kopje e pasaportës
- 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
- CV në Gjuhë Angleze
- Letër Motivimi në Gjuhë Angleze
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Suksesi akademik (40%)
- Niveli i gjuhës angleze (40%)
- Suksesi në intervistë (20%)
- -10 për cdo aplikim të mëhershëm
- +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
- -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 NËNTOR 2020, ORA 24:00!
Shikoni videon e universitetit dhe disa foto nga Riga 🙂