Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Turiba University në Latvi, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në Gjuhë Gjermane) të aplikojnë.
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
- Transkipta e notave në gjuhën Angleze
- Kopje e pasaportës
- 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg);
Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen të skanuara në email-in: [email protected]
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Sukesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 1 MAJ, 2019, ORA 24:00!
Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Lativa