Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Universidad de Valladoild, në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus + Credit Mobility.
Universidad de Valladolid është universitet publik në qytetin e Valladolidit, i themeluar qysh në shekullin e 13-të, pra një nga universitetet më të vjetra në botë.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane apo gazetari) të aplikojnë.
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i nje studenti për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 900 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 360 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
- Transkipta e notave në gjuhën Angleze
- Kopje e pasaportës
- 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 1 MARS 2020, ORA 24:00!
Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Spanja 🙂