Ne kuader te nderkombetarezimit, Zyra Nderkombetare e Kolegjit Universum fton të gjithë stafin akademik part-time, në të gjitha programet e studimit, te gjitha kampuset e Kolegjit Universum të aplikojnë për shkëmbim të stafit në University of Leon në Spanjë.
Informata mbi shkëmbimin:
- Periudha e shkëmbimit: Caktohet ne aprovim me drejtorin/kordinatorin e departamentit. Periudha e shkembimit duhet te zgjedhet periudha kur nuk ka ligjerata ne Kolegjin Universum.
- Kohëzagjatja e bursave: 5 ditë + 2 ditë udhëtim (1 javë)
- Kompensim ditor: 160 euro
- Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 360 euro
- Shteti: Spanjë
- Universiteti: University of Leon, Spanje
- Stafi akademik do te ligjeroje max 8 ore gjate javes;
- Stafi pergatit Teaching Plan per ligjerim ne lenden/kursin qe ka zgjedhur; (shiko Staff Mobility for Teaching Agreement)
- Stafi i caktohet nje prof host/mentor ne universitetin prites;
- Stafi pranon Certifikate per Mesimdhenie Nderkombetare nga universiteti prites mbeshtetur nga Komisioni Evropian;
Kriteret e perzgjedhjes:
- Aplikuesi duhet të jetë anëtar i stafit dhe të ketë kontratë të lidhur me Kolegjin Universum;
- Aplikanti duhet të jetë i gatshëm të kontribuojë në objektivat e përgjithshme të Kolegjit Universum;
- Njohuri e Gjuhës Angleze (së paku niveli B2)
- Përputhja e programit të ligjërimit me universitetin prites
- Aftesi të mira komunikimi
- Perparesi perzgjedhje kane stafi qe ka qene aktiv ne aktivitetet akademike, sociale dhe promovuese te Kolegjit Universum
- Perparesi perzgjedhje kane stafi qe nuk kane perfituar me heret ndonje burse/trajnim jashte vendit te Kolegjit Universum.
Procesi i shkembimit te stafit
- Para aplikimit, stafi duhet te perzgjedhe datat ne dakordim me kordinatorin/drejtorin e departamentit;
- Zyra Nderkombetare pranon aplikimin dhe merr aprovim nga Drjetori Akademik/Kordinatori
- Perzgjedhja Finale (Zyra Nderkombetare , Departaementi dhe Zv. Presidentja per Ceshtje Akademike)
- Zyra Nderkombetare procesin aplikimin ne Universitetin prites;
- Pas aprovimit nga universiteti prites, stafi mbetet ne kontakt me universitetin prites per detajet tjera.
Dokumnetet e bashkangjitura:
- Dorcaku per Shkembim te Stafit
- CheckLista
- Manuali per Udhetim per Staf
- Staff Mobility Agreement -template
Aplikimi bëhet online KËTU
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 09 JANAR, ORA 24:00!
Vemendje: Vetem aplikimet permes aplikacionit zyrtar pranohen. Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare
Suksese ne aplikim! Zyra Nderkombetare