• Language
  • +377(44)-144-062
uni

Komedia ‘Mind Your Language’ ngjalli interesim të jashtëzakonshëm

Postuar më: 16/01/2019

Departamenti i Gjuhës AnglezeKolegjin Universum, sot kurorëzojë një vit të suksesshëm duke shfaqur Komedinë ‘Mind Your Language’, të përgatitur nga studentët e po këtij departamenti.

Menjëherë pas publikimit të lajmit se kjo komedi do të shfaqet, ngjalli interesim të madh nga mediat, të cilat rishtazi kërkonin pronocime lidhur me ngjarjen që pritej të shfaqej. Interesim i jashtëzakonshëm, u pa edhe sot gjatë shfaqjes së kësaj komedie në Teatrin ODA, ku salla ishte përplot.

Në një intervistë të realizuar me regjisorët e kësaj komedie, z. Ensar Bajrami dhe znj. Nesrin Jahja, u theksua se qëllimi i shfaqejes ishte prezantimi nga afër i talentit dhe përkushtimit të studentëve si dhe i njohurive të tyre mbi gjuhët në përgjithësi.

Kompanitë i rekrutojnë punonjësit të cilët zotërojnë njohuri dhe diplomë në Gjuhë Angleze, diploma e këtij programi mund të hapë dyer të shumta pas diplomimit. Kolegji Universum është i vetmi institucion i akreditur që ofron programin e Gjuhës Angleze me specializim në Media dhe Gazetari, Gjuhë Angleze për Përkthim dhe Gjuhë Angleze në kombinim me Gjuhë Gjermane.

Ky nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, studentët dhe profesorët nga të gjitha departamentet janë duke u përgatitë për gara dhe evente të ngjajshme të cilat do të shpallen në ditët në vijim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close