fbpx

Studentë të dashur, profesorë, asistentë dhe staf administrativ të Kolegjit “Universum”, uroj të keni një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të semestrit pranveror të vitit akademik 2022/2023.

Studentëve të rinj iu dëshiroj suksese të pafundme në fillimin e studimeve akademike, në semestrin pranveror. Ky është hapi i parë në rrugën drejt realizimit të dëshirave dhe planeve tuaja, duke shpresuar se Kolegji Universum do të bëhet shtëpia juaj e dytë. Ju siguroj se do të bëjmë gjithçka për t’ju ofruar arsim cilësor dhe mbështetjen e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja.

Siç e dini, këtë semestër ligjëratat do të organizohen edhe në godinën e re, duke ju mundësuar ambiente të këndshme mësimore dhe eksperiencë të jashtëzakonshme studentore.

Suksesi juaj, të dashur studentë, është krenari për ne sepse një edukim i mirë hap dyert kudo në botë.

Shëndet, urime dhe shumë suksese!

Mesazh nga Rektorja e Kolegji Universum.

Studentë të dashur, profesorë, asistentë dhe staf administrativ të Kolegjit “Universum”, uroj të keni një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të semestrit pranveror të vitit akademik 2022/2023.

Studentëve të rinj iu dëshiroj suksese të pafundme në fillimin e studimeve akademike, në semestrin pranverorë. Ky është hapi i parë në rrugën drejt realizimit të dëshirave dhe planeve tuaja, duke shpresuar se Kolegji Universum do të bëhet shtëpia juaj e dytë. Ju siguroj se do të bëjmë gjithçka për t’ju ofruar arsim cilësor dhe mbështetjen e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja.

Siç e dini, këtë semestër ligjëratat do të organizohen edhe në godinën e re, duke ju mundësuar ambiente të këndshme mësimore dhe eksperiencë të jashtëzakonshme studentore.

Suksesi juaj, të dashur studentë, është krenari për ne sepse një edukim i mirë hap dyert kudo në botë.

Shëndet, urime dhe shumë suksese!

Prof.Asoc. Shqipe Gërguri-Rashiti

Rektore në Kolegjin Universum.