Ndërto Karrierën Tënde në Industrinë e Bukurisë me Diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University!
6 Mars, 2025 2025-03-06 13:00Ndërto Karrierën Tënde në Industrinë e Bukurisë me Diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University!

Ndërto Karrierën Tënde në Industrinë e Bukurisë me Diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University!
Nëse ëndërron të bëhesh një ekspert i njohur në industrinë e bukurisë, tani është momenti yt! Programi Bachelor në Kozmetologji në Uni Universum International College është i vetmi program i akredituar në Kosovë, i krijuar për të të pajisur me njohuritë dhe aftësitë më të kërkuara në treg. Falë bashkëpunimit me Arizona State University, universitetin nr. #1 për inovacion në SHBA, do të mësosh teknikat më të avancuara të kujdesit për lëkurën dhe mirëqenien, duke u bërë profesionist i certifikuar dhe i kërkuar në tregun e punës.
Pse Ky Program Është Për Ty?
- Diplomë Ndërkombëtare – Një diplomë e fuqizuar nga Arizona State University të jep një avantazh të jashtëzakonshëm në tregun e punës.
- Edukimi me Standarde Amerikane – Përfito nga një kurrikul inovative dhe metoda të avancuara mësimore.
- Praktikë Profesionale – Fito përvojë reale në qendra estetike, duke të siguruar punësim të shpejtë pas diplomimit.
- Mundësi për Biznes të Suksesshëm – Licencohu për të hapur qendrën tënde estetike ose për të punuar me brendet më të njohura globale të bukurisë.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.