• Language
  • +377(44)-144-062
befunky-collage-1

Në Portugali apo Poloni? Ku dëshironi ti vazhdoni studimet me bursë të plotë!!

Postuar më: 07/12/2018

Hapen thirrjet për bursa të plota për studentët e Kolegjit Universum në “Instituto Politecnico de Tomar” në Portugali dhe “Powislanski College” në Poloni.

 

Në vijim gjeni informata rreth aplikimit për bursë të plotë në këto dy universitete:

Për të aplikuar për bursë në “Instituto Politecnico de Tomar, në Portugali ju duhet të jeni studentë të nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ specializim në gjuhë Gjermane), Shkenca Politike, dhe Shkenca Kompjuterike

Informata mbi shkëmbimin në “Instituto Politecnico de Tomar, Portugali”:

  • Shkëmbim i dy studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror (February – June)
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro

Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Afati i fundit për aplikim në Portugali është 19 dhjetor 2018, ora 24:00! Për të aplikuar dërgoni të gjitha dokumentet e kërkuara në bursat@universum-ks.org.

Ndërsa për të aplikuar për bursë në “Powislanski College” në Poloni ju duhet të jeni studentë të nivelit Bachelor në drejtimin Biznes dhe Menaxhment

Informata mbi shkëmbimin në Powislanski College, Poloni:

  • Shkëmbim i një studenti për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 855 euro

Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Afati i fundit për aplikim në Poloni është 13 dhjetor 2018, ora 24:00! Për të aplikuar dërgoni të gjitha dokumentet e kërkuara në bursat@universum-ks.org


Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare në Universum
  • Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të Kolegjit Universum
  • Nota mesatare të paktën 8.0
  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  • Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në gjuhën angleze
  • Letër Motivimi në gjuhën Angleze
  • Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
  • Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
  • Intervista

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

 

Kthehu
Close