• Language
  • +377(44)-144-062
a

Sa % e të rinjëve duan të largohen nga Gjakova?

Postuar më: 08/01/2019

Kolegji Universum në bashkëpunim me Organizaten “S’bashku mundemi” realizoi hulumtimin “Emigrimi kombëtar i të rinjëve në Komunën e Gjakovës“. Hulumtimi mat përceptimin e të rinjëve të Gjakovës lidhur me gjendjen e qytetit të tyre në sfera të ndryshme

Emgrimi kombëtar shfaqet si dukuri relativisht e zakonshme pothuajse në të gjitha shtetet në botë. Qytetarët e Gjakovës u anketuan për përceptimin e tyre mbi disa indikatorë të ndryshëm si ekonomia, shëndetësia, sigurimi, arsimi dhe kultura e në të njëjtën kohë mat edhe dëshirën e tyre për një largim të mundshëm në një qytet tjetër në territorin e Kosovës. Atyre u është kërkuar të japin një vlerësim nga numri 1 deri në 10.

Në pyetjen mbi përceptimin e të rinjëve të komunës së Gjakovës për ekonominë e vendit, 39 apo 16% e të anketuarve e vlerësuan ndërsa 33 apo 13% e të anketuarve e vlerësuan me 3 apo 5. Më tej, numri më I vogël i të anketuarve janë përgjigjeur për opsionet 1 dhe 8 e që shprehur në përqindje janë 5.3% e të anketuarve përkatësisht 5.4% e të anketuarve total.

Të anketuarit në këtë hulumtim u pyetën edhe për përceptimin e tyre mbi shëndetësinë në Komunën e Gjakovës. Numri më i madh i të anketuarve apo 40 e që shprehur në përqindje përbëjnë 16% të anketuarve vlerësuan shëndetësinë në Gjakovë me vlerën 5. Dy vlerat tjera më të përhapura kanë janë 36 (14.4%) që vlerësuan shëndetësine me vlerën 4 ndërsa 35 nga të anketuarit vlerësuan ekonominë me 6 pikë. Vetëm 9 të anketuarve vlerësuan shëndetësinë në Komunën e Gjakovës me notën 1 e që shprehur në përqindje është 3.6% nga totali.

Pyetja e radhës në hulumtim trajton përceptimin e të rinjëve të komunës së Gjakovës për gjendjen e edukimit në këtë komunë. Nga të anketuarit, pjesa më e madhe ose 40 nga anketuarit e që shprehur në përqindje janë 16.1% vlerësojnë edukimin me notën 5. Numri i dytë më i madh i të anketuarve apo 37 nga totali e vlerësojnë edukimin me vlerën 8.

Aspekti i tjetër i shqyrtuar në këtë hulumtim ishte përceptimi i të rinjëve të Komunës së Gjakovës për nivelin e sigurisë. Opinioni i qytetarëve lidhur me ekonominë në qytetin e Gjakovës varion në masë të madhe. Nga numri i përgjithshëm, 30 të anketuar e vlerësojnë ekonominë me vlerën 1.  Shprehur në përqindje kjo nënkupton 12% nga totali. Më tej, 27 nga të anketuarit ose 10.8% nga totali e vlerësuan sigurinë në komunën e Gjakovës me vlerat 7 dhe 8.

Indikatori tjetër i cili është marrë për shqyrtim në këtë hulumtim është kultura. Të rinjtë e Gjakovës janë pyetur për përceptimin e tyre mbi kulturën në shkallën e njejtë prej 1 deri 10. Nga të anketuarit, një numër i konsiderueshëm në raport me totalin e të anketuarve ose 47 kanë vlerësuar kulturën në komunën e Gjakovës me notën 10. Kjo, shprehur në përqindje është 18.9% e totalit. Vlera e dytë më e zgjedhur nga të anketuarit ka qenë 9.

Pas vlerësimit të qytetarëve të rinj të komunës së Gjakovës mbi indikatorët kyç të lartpërmendur, ata u pyetën mbi dëshirën e tyre për t’u larguar ose jo nga qyteti i Gjakovës. Nga 248 personat të cilët u përgjigjën në këtë pyetje, 139 persona thanë që do të donin të largoheshin nga Gjakova. Shprehur në përqindje kjo ështe 56%. Në anën tjetër 109 persona ose 46% thanë që do të donin të vazhdonin të jetonin në Gjakovë.

Pas pyetjes mbi preferencën e të rinjëve të komunës së Gjakovës për largim apo jo nga ky qytet, të rinjtë u pyetën edhe për qytetin e preferuar në të cilin ato do të donin të emigronin. Opsionet e paraqitura si destinacione të mundshme për të rinjtë e komunës së Gjakoves ishin këto: Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaji, Mitrovica dhe Gjilani. Pjesa dërrmuese apo 97 nga ata të cilët u përgjigjen që do të largoheshin nga Gjakova, destinacionin e tyre të preferuar e patën Prishtinën.

Për më shumë informata rreth hulumtimeve të tilla të realizuara nga Kolegji Universum ndiqni faqet e tona në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

48979385_10157022238907244_1528004314281279488_n49125004_10157022238952244_7530792968156872704_n

 

Kthehu
Close