• Language
  • +377(44)-144-062
gaz-1

Profesori i Kolegjit Universum fitoi Çmimin e Unionit të Gazetarëve Shqipëtar

Postuar më: 10/12/2018

Profesori i Kolegji Universum Lavdim Hamidi njëherit edhe Kryeredaktori i gazetës “Zëri” është shpërblyer me çmimin vjetor “Vangjush Gambeta”, i cili ndahet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Juria profesionale e ka vlerësuar lartë profesionalizmin gazetaresk në storjen hulumtuese të botuar nga Prof. Hamidi me titull: “Sheikët e Shipitullës”, ku bëhet fjalë për keqpërdorimin e miliona eurove të buxhetit të Kosovës me rastin e shpronësimit të pronave private në Hade dhe në Shipitullë (Obiliq) për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Prof. Lavdim në Kolegjin Universum ligjëron lëndët në fushen e Gazetarisë dhe njëherit është një nga gazetarët kosovarë më të shpërblyer për punën gazetareske, duke fituar disa çmime vendore e ndërkombëtare në gazetari.

  • Në vitin 2008 ai kishte fituar çmimin e parë në garën për Bursë Ballkanike, në një ceremoni të organizuar në Vjenë të Austrisë, të ndarë nga “Robert Bosch Stiftung”, “Erste Stiftung” dhe nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).
  • Në vitin 2011 ai ka fituar çmimin vjetor për gazetari “Rexhai Surroi”, i cili ndahet nga kompania mediale “Koha”.
  • Në vitin 2012 Hamidi ka fituar Çmimin Special për Gazetari Hulumtuese nga UNDP-ja dhe nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.
  • Në vitin 2015 ai ka fituar çmimin e tretë për Gazetari Hulumtuese të ndarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
  • Hamidi ka fituar edhe Çmim Gazetaresk nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovës, etj.

Për më shumë informata rreth arritjeve të stafit akademik dhe studentëve tanë ndiqni faqet e Universumit në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

gaz-2gaz-1

Kthehu
Close