FTESË PËR RI-TENDERIM
TITULLI : ERASMUS+ CAPACITY PROJECT #598587-EPP-1-2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM): Licensë për softuerin arsimor në lëndën e Matematikës,
Numri i referencës së tenderit: iTEM/2019/01
Përshkrimi : Kolegji Universum, referuar më poshtë si “Universum College”, synon përdorimin e një pjesë të të ardhurave nga një grant nga EACEA (Edukimi, Audiovizual dhe Kulturë, Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian) numri i projektit # 598587-EPP-1- 2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM), në kuadër të Marrëveshjes së Grantit 2018-3265 / 001-001.
Kolegji Universum fton tenderuesit të aplikojnë me zarfe të mbyllura për kontratën e mëposhtme që do të financohet nga ana e të ardhurat e grantit:
• Licencat për softuerin arsimor në matematikë, më poshtë të referuara si “Licenca”, të jenë aktive nga data 1 Dhjetor 2019 deri më 1 Dhjetor 2020.
- Licencat do të shpërndahen mes së paku 32 mësimdhënësve pjesëmarrës në projekt dhe do të përfshijnë karakteristikat e mëposhtme:
- Ka mjete te pasura vizualizimi të ndërtuara në softuer.
- Ka aftësinë për të gjeneruar dokumente dinamike që përfshijnë tekst, vizualizime ekzekutuese dhe interaktive.
- Ka një mbështetje të integruar për kalkulus dhe algjebër lineare, shembull, limitet, derivatet, integralet, vektorët dhe matricat.
- Ka një mbështetje të integruar të algoritmave dhe njohurive të diciplinave të ndryshme inxhinierike, shembull, përpunimi i sinjalit dhe shkenca e të dhënave.
- Llogaritja natyrale e Gjuhës Angleze.
- Të dhëna të bazuara në njohuritë bazë për të mbështetur hulumtimin e studentëve.
- Furnizuesi do të mbështesë trajnimet online për stafin e projektit
- Përfshin një platformë të pasur dhe të disponueshme, që i lejon studentët të hulumtojnë në mënyrë interaktive konceptet e mësuara edhe nëse nuk kanë licencë.
- Dokumentime të mjaftueshme online dhe në literaturë.
- Më shumë detaje rreth kërkesave të softuerit mund të kërkohen përmes emailit [email protected]
- Tenderimi për kontaktuesit është i hapur për firmat nga çdo vend.Megjithatë. pasi që fondet për blerjen e pajisjeve vijnë nga një projekt i financuar nga BE, operatori ekonomik duhet të plotësoj kriteret bazë të pranueshmërisë të kërkuara nga donatori:
- Autorizim nga prodhuesit e softuerit
- Vlera më e mirë për kosto
- Ofertës duhet ti bashkëlidhen këto dokumente obligative
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit
- Çertifikata e numrit fiskal
- Katalogu i prezentimit të produktit
- Afati i fundit i dorëzimit
- Ofertat do të konsultohen dhe përzgjidhen nga komisioni i themeluar nga institucioni dhe do të bazohet në kriteret e mëposhtme
- Oferta më e lirë për produktet me specifikat teknike të kërkuara
- Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tre vitet e fundit
- Kompania të jetë funksionale 10 vite në këtë sektor.
- Ofertat duhet të dorëzohen para 18 Nëntor, 17.00 CET, në adresën e mëposhtme :
KOLEGJI UNIVERSUM
Rruga Imzot Nikprela p.n
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, ose
e-mail [email protected]
Ofertuesit do të njoftohen për kohën e hapjes së ofertave dhe janë të lirë të marrin pjesë në seancë.
Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në [email protected], apo në numrin e telefonit +383 44 144 062.