fbpx

Në kuadër të projektit Spinaker, Kolegji Universum në bashkpunim me Cracow University of Economics hap thirrjen për aplikim për shkollën verore në Krakov, Poloni.
Përmes të këtij projekti ju do të keni mundësi të zgjeroni ndërkombëtarizimin dhe kulturën tuaj si dhe te fitoni kredi ECTS.

Trajnimi është 8 ditor dhe do të mbahet në muajin Korrik 2023.Për shpenzime të trajnimit dhe udhëtimit studentet fitojnë grant prej 5000PLN(rreth 1060EURO). Akomodimi do të ofrohet nga universiteti pritës.

Kriteret për aplikim:

  • Të jeni student të rregullt në Kolegjin Universum
  • Niveli i gjuhës angleze B1
  • Nota mesatare e studimeve mbi 8
  • Studentët që nuk janë përfitues të ndonjë burse nga Kolegji Universum, kanë përparesi aplikimi

Përfitues do të jenë vetëm 6 studentë/e + 2 studentë/e (online) do te nominohen dhe do te ndjekin aplikimin për Trashëgimi, Art dhe Biznes.
Afati i fundit për aplikim është 15 Janar, ora 00:00h.
Ju mund të aplikoni në KETË FORMË

Më shumë informata për shkollën verore ju mund të gjeni ne KËTË LINK.

Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.

Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit. 
#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar 
Na ndiqni ne Facebook Instagram