• Language
  • +377(44)-144-062

Si arriti të hap biznesin e tij studenti që në vitin e parë të studimeve?

Postuar më: 13/02/2019

Kolegji Universum, vazhdimisht fokusohet në ngritjen e shkathtësive të studentëve duke i angazhuar që nga viti i parë i studimeve të punojnë në projekte reale.

Erion Makolli student i vitit të parë në Shkenca Kompjuterike në Janar të këtij viti ka lansuar portalin lajmishqip.info dhe ende pa bërë një muaj punë ka arritur të ketë mbi 100.000 vizitor në web dhe me mbi 300.000 reach në postimet në facebook.

Sipas Erionit ideja e lansimit të portalit erdhi duke parë përdorimin e madh të rrjeteve sociale dhe bashkë me koleget e tij krijuan portalin me njoftime të kategorive të ndryshme. Aktualisht Erioni ka të punësuar 4 punëtor në portal.

Përveq postimit të lajmeve dhe njoftimeve te ndryshme, tani kanë filluar edhe me promovim te bizneseve duke iu ofruar mundesi kompanive të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Si Erioni janë edhe shumë studentë të tjerë të Kolegjit Universum të cilët po punojnë në projekte reale dhe kanë filluar startup bizneset e tyre qysh nga viti i parë i studimeve. Pra studentët po sigurojnë punën qysh nga mosha 18 vjeçare.

Për më shumë informata rreth Programit Shkenca Kompjuterike, mundesive për punë praktike dhe punësim gjatë studimeve ndiqni faqet e Kolegji Universum në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

 

Kthehu
Close