• Language
  • +377(44)-144-062
aaa1

Si është duke i ndihmuar Kolegji Universum studentët për tregun e punës?

Postuar më: 12/12/2018
Zyra e Karrieres në Kolegjin Universum kujdeset që në baza ditore ti njoftoj studentët për vendet e lira të punës dhe mundësitë për trajnime dhe praktika të ndryshme.
E për të ju lehtësuar aplikimin studentëve në këto konkurse, Kolegji Universum organizon trajnime për “Përmirësimin e njohurive dhe shkathtësive për punësim”. Këto trajnime organizohen gjatë gjithë vitit të ndara në module. Moduli i parë i trajnimit u organizu për shkrimin e CV-së ku pas prezantimit nga ligjëruesi i lëndes “Internship dhe Orientim në Karriere” studentët pjesëmarrës patën rastin që të ndarë në grupe të provojnë të përgatisin CV dhe më pas ti prezantojnë ato para kolegëve.
Këto lloj trajnimesh janë pjesë e disa moduleve të cilat Kolegji Universum i ka organizuar dhe do vazhdoj ti organizoj me të vetmin qëllim që të aftësohen studentët për tregun e punës, ti zhvillojnë aftësitë duke u formësuar si individ për një shoqëri më të ngritur dhe më profesionale duke i’u përshtatur trendeve dhe kërkesave bashkëkohore.
Përveq trajnimeve Zyra e Karrierës ju mundëson studentëve që përmes takimeve personale/grupore me stafin e zyrës së karrierës të marrin këshilla lidhur me planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet ndjekur për një zhvillim të mëtutjeshëm profesional.
Për më shumë informata rreth Zyrës së Karrierës në Kolegjin Universum dhe trajnimeve të tilla ndiqni faqet e Universumit në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

aaa1

img_5871

Kthehu
Close