• Language
  • +377(44)-144-062
Perfitues i burses se studimeve ne Universum

Si fitova bursë për 3 vite studimi në Kolegjin Universum

Postuar më: 20/09/2018
Kolegji Universum në vazhdimësi shpërblen diturinë. Gjatë gjithë vitit Kolegji organizon programe dhe kuize online ku të rinjët mund ti testojnë njohuritë e tyre dhe për këtë shpërblehen me bursa dhe trajnime.
 
Ngadhnjim Dujaka, është njëri nga përfituesit e bursave për studime në Kolegjin Universum. Se si e ka fituar bursen dhe është bërë pjesë e Kolegjit na tregon Ngadhnjimi në vijim:
“Rastësisht në faqen zyrtare të Kolegjit Universum në facebook lexova për kuizin e diturisë të cilin e organizon Kolegji me qëllim të testimit të njohurive të maturantëve dhe në fund aplikuesit që me sukses e plotësojnë kuizin, Kolegji i shpërblen ata me bursa për 3 vite studimi.
 
E plotësova kuizin me shumë kujdes dhe pas disa ditëve më kontaktuan stafi i Kolegjit duke më njoftuar që isha njëri nga përfituesit e bursave për studime. U gëzova shumë pasi isha në prag të zgjedhjes së universitetit për studime dhe tani brenga e vetme më mbetej zgjedhja e drejtimit të duhur. Pas vizitës në kampus vendosa të studioj Biznes dhe Menaxhment dhe për këtë jam mjaft i lumtur me zgjedhjen time.
 
Tani jam në vitin e tretë të studimeve dhe deri tani kam qenë aktiv në të gjitha aktivitetet që organizohen në Kolegj gjatë vitit. Poashtu ka dy vite që po angazhohem si praktikant në Kolegj gjatë verës dhe tani falë bashkëpunimeve të Kolegjit Universum më është mundësuar të filloj praktiken edhe ne “Aleancen Kosovare të Biznesit”.
 
Edhe këtë vit Kolegji Universum ka lansuar kuizin e diturisë, andaj i inkurajojë të gjithë maturantët të aplikojnë në kuiz, të provojnë këtë mundësi që të bëhen pjese e Kolegjit Universum.”
 
Kolegji Universum ofron mundësi të përfitimit të bursës deri në 50% për maturantët që me sukses plotësojnë kuizin e diturisë.
Provo edhe ti, testo njohuritë përmes këtij linku: http://www.universum-ks.org/kuiz/
 
Për më shumë informata kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.
Kthehu
Close