• Language
  • +377(44)-144-062

Si po e festojnë studentët e Kolegjit Universum Festën e Flamurit?

Postuar më: 27/11/2018
my-post-1

Festa e Flamurit ka filluar qysh sot në Kolegjin Universum. Studentët nga tri kampuset tona kanë vendosur që sot të respektojnë kodin e veshjes, sallat në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj u mbushen me studentë të veshur Kuq e Zi e disa kishin zgjedhur të vinin edhe me kostume kombëtare, e në sallë nuk mungoi as flamuri kombëtar.

Përveq kësaj studentët nga Kampusi i Ferizajit sot vizituan Kazermën e FSK-së në Ferizaj ndërsa studentët nga Kampusi i Prishtinës morën pjesë në Panairin e Prodhimeve Vendore dhe poashtu vizituan Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kolegji Universum cdo vit organizon aktivitete të tilla në kuadër të Festes së Flamurit, sic janë organizimi i panairit për përkrahjen e prodhimeve vendore, vizita studimore, ligjerata publike dhe organizime për nder të 28 Nëntorit.

Përveq studentëve edhe stafi i Kolegjit sot iu bashkua këtij organizimi, të gjithë u veshën Kuq e Zi.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, apo kontaktoni në info@universum-ks.org apo në +377 44 144 062.

#UniversumKuqeZi #FestaFlamurit #AktiviteteStudentore

Kthehu
Close