• Language
  • +377(44)-144-062
Si po studiojnë studentët kosovar në Gjermani me bursë të plotë?

Si po studiojnë studentët kosovar në Gjermani me bursë të plotë?

Postuar më: 21/09/2018

Grupi i tretë i studentëve të Kolegjit Universum veçse kanë filluar semestrin vjeshtor në Ludwigshafen University of Applied Sciences, e kjo në kuadër të programit edukativ të Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës është edhe Kolegji Universum.

Etnik Ibrahimi, Arnesa Tahiri dhe Egzon Baftiu, janë studentët fatlum të Kolegjit Universum, të cilët këtë semestër janë duke studiuar në Ludwigshafen University of Applied Sciences.

Ky kolegj me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës, deri tani 67 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër Universitete të ndryshme në 16 shtete të Evropës, si përfitues të bursës së plotë ndërkombëtare. Çdo studentë ka përfituar bursë rreth 6060 euro,  nga të cilat 950€ kompenzim mujor dhe 360€ kompenzim për shpenzime të transportit.

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close