• Language
  • +377(44)-144-062
47104190_1925234234212840_3591798514474024960_n

Studentja nga Kolegji Universum është zgjedhur studentja e muajit në Republiken Çeke

Postuar më: 24/12/2018

Studentët e Kolegjit Universum po vendosin Kosovën 🇽🇰 në hartën e botës.

Era Baliu, është përfituese e burses ndërkombëtare nga Kolegji Universum për shkëmbim semestral në Republiken Çeke 🇨🇿 në Masaryk University. Ajo është përzgjedhur si studentja e muajit nga Masaryk University – Universiteti i dytë më i madh publik në Republiken Çeke.

Era, është një nga 78 studentët e Kolegjit Universum që ka përfituar bursë ndërkombetare për shkëmbim semestral në 16 shtete tē BE-së. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. Vlera totale e bursave që Kolegji Universum ka ndarë për studentët është 287,856€, të financuara direkt nga European Commission 🇪🇺.

Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 125 numri i bursave për këtë vit, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 65 Universitete dhe në 21 shtete të BE-së.

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur të ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose erasmus@universum-ks.org.

 

48405120_2604794542879114_7982070224239198208_n

44929405_1874287435974187_553094773003517952_n

45376644_1887002448036019_9172672335927312384_n

45490517_1885830584819872_1777751598777237504_n

Kthehu
Close