fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në “University of Padova” në Itali në kuadër të programit Erasmus+  Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit #Bachelor dhe #Master ,në të gjitha kampuset e Kolegjit Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

          • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
          • Periudha e studimeve: Semestri dimëror
          • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër 
          • Kompensim mujor: 850 euro
          • Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

          • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum

          • Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum

          • Nota mesatare të paktën 8.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
  • Transkripta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:
       • Suksesi akademik (50%)
       • Niveli i gjuhës angleze (50%)
       • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
       • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)

       • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë;

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË  20 PRILL!

Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit. 
#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar 
Na ndiqni ne Facebook Instagram