Thirrje për Aplikim: Shkëmbim i Stafit Akademik në Universitetin e Extremadura, Spanjë
24 Mars, 2025 2025-03-24 12:56Thirrje për Aplikim: Shkëmbim i Stafit Akademik në Universitetin e Extremadura, Spanjë
Universum International College shpall thirrjen për mobilitetin e stafit akademik në Universitetin e Extremadura, Spanjë, në kuadër të programit të ndërkombëtarizimit.
Detajet e shkëmbimit:
📌 Periudha: Të përcaktohet
📌 Kohëzgjatja: 5 ditë + 2 ditë udhëtim (totali 1 javë)
📌 Destinacioni: Universiteti i Extremadura, Spanjë
Kriteret e përzgjedhjes:
✅ Të jetë anëtar aktiv i stafit akademik në Universum International College
✅ Të kontribuojë në objektivat akademike dhe ndërkombëtarizuese të institucionit
✅ Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B2)
✅ Të ketë aftësi të mira komunikuese
🔹 Përparësi kanë:
- Stafi aktiv në aktivitete akademike, sociale dhe promovuese të Universum International College
- Stafi që nuk ka përfituar më parë bursa apo trajnime jashtë vendit nga UNI – Universum
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar [KËTU].
🕒 Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt
📩 Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare ose caktoni një takim.