Thirrje për Aplikim: Shkëmbim për Studentë në Universitetin e Granadës, Spanjë
13 Maj, 2025 2025-05-13 11:16Thirrje për Aplikim: Shkëmbim për Studentë në Universitetin e Granadës, Spanjë
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në Universitetin e Granadës (University of Granada), Spanjë, në kuadër të programit të ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimeve Erasmus+.
Detajet e shkëmbimit:
📌 Periudha: Semestri dimëror
📌 Kohëzgjatja: 1 semestër akademik
📌 Destinacioni: University of Granada, Spanjë
📌 Mbështetja financiare: Bursë mujore + rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit, sipas kushteve të Erasmus+
Kriteret e përzgjedhjes:
✅ Të jetë student i rregullt në Universum International College
✅ Të ketë përfunduar të paktën 1 vit akademik
✅ Të zotërojë gjuhën angleze ose spanjolle (minimumi niveli B1)
✅ Të jetë i motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë akademike dhe kulturore
Përparësi kanë:
Studentët që nuk kanë përfituar më parë mobilitete jashtë vendit
Studentët aktivë në jetën akademike dhe sociale të kolegjit
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar [KËTU].
🕒 Afati i fundit për aplikim: 10 prill
📩 Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare ose caktoni një takim informues.