Thirrje për Aplikim: Shkëmbim për Trajnim të Stafit në Dumlupınar University, Turqi
30 Prill, 2025 2025-04-30 13:58Thirrje për Aplikim: Shkëmbim për Trajnim të Stafit në Dumlupınar University, Turqi
Universum International College shpall thirrjen për mobilitetin e stafit në Dumlupınar University, Turqi, në kuadër të programit të ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit profesional të stafit.
Detajet e shkëmbimit:
📌 Periudha: Të përcaktohet
📌 Kohëzgjatja: 5 ditë + 2 ditë udhëtim (totali 1 javë)
📌 Destinacioni: Dumlupınar University, Turqi
Kriteret e përzgjedhjes:
✅ Të jetë pjesë e stafit administrativ ose akademik me kontratë aktive në Universum International College
✅ Të jetë i motivuar për të zhvilluar kapacitetet profesionale dhe ndërkombëtarizuese
✅ Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1-B2)
✅ Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
🔹 Përparësi kanë:
- Stafi që ka qenë aktiv në iniciativa për përmirësim institucional
- Stafi që nuk ka marrë më parë pjesë në trajnime jashtë vendit përmes UNI – Universum
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar [KËTU].
🕒 Afati i fundit për aplikim: 26 prill
📩 Për çdo pyetje shtesë, ju ftojmë të kontaktoni ose të caktoni takim me Zyrën Ndërkombëtare.