• Language
  • +377(44)-144-062
istanbul-nostalgic-tramway-on-istiklal-street-at-night-istanbul-turkey-2379-623x414

Thirrje për bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility në Middle East Technical University, Turqi

Postuar më: 17/12/2018

Thirrje për bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility në Middle East Technical University, Turqi

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Middle East Technical University, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ specializim në gjuhë Gjermane), Shkenca Politike, dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i një studenti për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 800 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
  • Përfundimi i të paktën një viti (10 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare në Universum
  • Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të kolegjit Universum
  • Nota mesatare të paktën 8.0
  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  • Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në gjuhën angleze
  • Letër Motivimi në gjuhën Angleze
  • Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
  • Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
  • Intervista

 

Afati i fundit për aplikim është 26 dhjetor 2018, ora 24:00! Për të aplikuar dërgoni të gjitha dokumentet e kërkuara në bursat@universum-ks.org.

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

 

Kthehu
Close