Trajnimi i ASU për stafin akademik

Trajnimet për stafin akademik nga Arizona State University

UNI-Universum International College ofron trajnime për stafin akademik në bashkëpunim me Arizona State University. Trajnimet mbahen online në platformën e Arizona State University dhe iu mundësojnë stafit zhvillimin e aftësive profesionale dhe teknike të karrierës. Pas përfundimit me sukses të trajnimeve, stafi certifikohet direkt nga Arizona State University.

Dy trajnimet e ofruara për UNI - Universum International College gjinden në platformën e Arizona State University dhe paraqesin mundësi për stafin që të avancohen në fushën e re të shfrytëzimit të Inteligjencës Artificiale (AI).

Lista e trajnimeve nga Arizona State University

Trajnimi në inxhineri nga Arizona State University ofron një mundësi unike të kuptojmë botën e ChatGPT dhe modeleve të tjera (Large Language Model – LLMs) të Inteligjences Artificiale – AI. Trajnimi i pajis stafin me aftësitë e nevojshme për të përdorur ChatGPT në mënyrë efektive.

Trajnimi “AI Foundations: Scripting ChatGPT with Python” i ofruar nga Arizona State University për stafin e UNI-Universum International College mbahet online dhe iu mëson përdorimin e versionit më të fundit të ChatGPT 4.0, përfshin dhe skriptimin/kodimin ne Python.

Ky trajnim shqyrton ndikimin e inteligjencës artificiale , analizon mjetet dhe rekomandimet e ekspertëve për mënyrën e përdorimit e AI dhe ofron shembuj konkretë të aktiviteteve të kryera tashmë nga profesorët e universiteteve të Amerikës. Videot e trajnimit janë të krijuara me një avatartë zhvilluar nga AI.

Certifikimi i stafit akademik