Universum International College powered by Arizona State University ka arritur një Memorandum Bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK)

Image_20251110_143643_846
Lajme

Universum International College powered by Arizona State University ka arritur një Memorandum Bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK)

Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit institucional mes UNI-t dhe AKK-së, me synim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike e profesionale, në fushën e arsimit dhe qeverisjes lokale.

Marrëveshja parasheh organizimin nga UNI të punëtorive dhe seminareve në fushën e të drejtave të njeriut, inteligjencës artificiale e administratës publike.

Në anën tjetër, Asociacioni i Komunave do t’i mbështesë studentët e UNI-t që dëshirojnë të mbajnë praktikën në institucionet komunale si dhe në vetë AKK-në.

Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.