Zyra Ndërkombëtare

Funksionet e Zyrës Ndërkombëtare

Zyra Ndërkombetare e UNI - Universum International College hap dyert e ndërkombëtarizmimit dhe vlerave Evropiane te studentët tanë. Që nga 2015 studentët tanë mund të studiojnë në Evropë në mbi 221 universitete. Si shtyllë e rëndësishme e universitetit tonë, ndërkombëtarizimi është fokus i yni i madh ku vite e për vite shtojmë partneritete të reja. Në aspektin institucional Zyra Ndërkombëtare mirëmban partneritetet ndërkombëtare duke i siguruar zyre studentëve. Studentët mund të ju drejtohen zyrës për infromime rreth bursave për studime jashtë vendit, jetesës në Evropë, proceset administrative, qështjes së vizave etj.

Na kontaktoni

Ne vazhdimisht jemi në kërkim të partnerëve të rinj. Nëse jeni të interesuar të krijoni partneritet për projekte dhe aktivitete të ardhshme, dërgoni kërkesën tuaj në [email protected].

Për më shumë informata dhe sugjerime, ju mund të i drejtoni pyetjet tuaja përfaqësuesve të Zyrës Ndërkombëtare në UNI.

Gentiana Berisha – Menaxhere e Projekteve Erasmus
e-mail: [email protected]
Tel: +383 (0) 45 946 979