📢 Thirrje për Aplikim – Mobilitet i Stafit (International Staff Week – Artificial Intelligence, IES Abastos, Spanjë 🇪🇸)

images
erasmusLajme

📢 Thirrje për Aplikim – Mobilitet i Stafit (International Staff Week – Artificial Intelligence, IES Abastos, Spanjë 🇪🇸)

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të një International Staff Week të organizuar nga IES Abastos, e fokusuar në temën e Inteligjencës Artificiale (Artificial Intelligence). Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim.

📌 Detajet e Mobilitetit

  • Lloji i mobilitetit: Staff Training (STT)
  • Aktiviteti: International Staff Week – Artificial Intelligence
  • Periudha: 24-30 maj 2026
  • Kohëzgjatja: 5 ditë pune (sipas rregullave të Erasmus+)
  • Destinacioni: Valencia, Spanjë 🇪🇸

💶 Mbështetja financiare

Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave dhe kushteve të programit Erasmus+.

🎯 Kriteret e Përzgjedhjes

Aplikuesi/ja duhet të:

  • jetë pjesë e stafit akademik ose administrativ të Universum International College
  • ketë interes në ndërkombëtarizim dhe zhvillim profesional
  • ketë interes në fushën e Inteligjencës Artificiale
  • zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
  • jetë i/e motivuar për përfaqësim dinjitoz të institucionit

🔹 Përparësi kanë:

  • stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+
  • stafi i angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare
  • aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

📝 Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU], duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar:
📄 Dokumentet e kërkuara:

  • CV (në gjuhën angleze)
  • Motivation Letter
  • Training Plan (nëse kërkohet)

📅 Afati i fundit për aplikim: 25 prill 2026

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.
Suksese në aplikim!