← All announcements
AnnouncementSeptember 03, 2026

Job Opening: Senior Project Officer

Announcement

KONKURS PËR PUNËSIM UNI – UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE SB SH.P.K. Në bazë të kërkesave të UNI – Universum International College SB SH.P.K., Statutit dhe Rregullores për Përzgjedhjen e Stafit Administrativ, shpallet: SENIOR PROJECT OFFICER Përgjegjësitë kryesore: • Udhëheqja e përgatitjes, hartimit dhe dorëzimit të aplikimeve për projekte të financuara • nga Bashkimi Evropian, përfshirë Erasmus+, Horizon Europe, IPA dhe programe të • tjera të ngjashme. • Koordinimi dhe monitorimi i aktiviteteve të projekteve, përfshirë zbatimin e planit të • punës, afatet dhe rezultatet e projektit. • Koordinimi dhe komunikimi me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, institucione • akademike, organizata dhe palë të tjera të interesuara. • Mbështetja në përgatitjen dhe monitorimin e buxheteve të projekteve, si dhe në • përgatitjen e raporteve financiare dhe narrative. • Organizimi dhe koordinimi i workshopeve, trajnimeve, konferencave, takimeve dhe • aktiviteteve të tjera të lidhura me projektet. • Përgatitja e raporteve periodike, përditësimeve dhe materialeve të komunikimit për • partnerët, donatorët dhe menaxhmentin e Kolegjit. • Sigurimi që aktivitetet, rezultatet dhe dokumentacioni i projekteve të jenë në përputhje • me kërkesat e donatorëve dhe institucionit. • Promovimi dhe shpërndarja e rezultateve të projekteve përmes aktiviteteve të • komunikimit, publikimeve dhe rrjeteve relevante. • Mbështetja e stafit akademik dhe administrativ në identifikimin dhe zhvillimin e • mundësive të reja për financim të projekteve. Kualifikimet dhe kriteret: • Diplomë universitare në një fushë relevante, ndërsa diploma Master përbën përparësi. • Minimum 3 vite përvojë pune në përgatitjen, shkrimin, koordinimin dhe menaxhimin e • projekteve. • Përvojë në projekte të financuara nga BE-ja, veçanërisht në programe si Erasmus+, • Horizon Europe, IPA ose programe të ngjashme. • Njohuri për rregullat dhe procedurat PRAG përbëjnë përparësi. • Përvojë në përgatitjen e aplikimeve për projekte dhe në menaxhimin e zbatimit të • projekteve. • Përvojë në përgatitjen e raporteve për donatorë dhe partnerë. • Aftësi të dëshmuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e partneriteteve vendore • dhe ndërkombëtare. • Përvojë në organizimin e konferencave, workshopeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të • disseminimit. • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur. • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe ndërpersonale. • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, si dhe për të menaxhuar disa • detyra njëkohësisht. • Aftësi të mira në planifikim, organizim dhe respektim të afateve. Përparësi konsiderohet: • Përvoja e suksesshme në aplikimin dhe fitimin e projekteve të financuara nga BE-ja. • Përvoja në raportimin për donatorë ndërkombëtarë. • Njohja e formateve dhe procedurave të raportimit të projekteve të BE-së. • Përvoja në sektorin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin me institucione akademike. Dokumentet e nevojshme për aplikim: • Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: • CV të përditësuar; • Kopje të diplomave dhe dëshmive përkatëse; • Dëshmi për përvojën e punës; • Referenca profesionale, nëse janë të disponueshme. Vetëm aplikimet e kompletuara do të merren në konsideratë. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e intervistimit. Afati i aplikimit: [14.09.2026] Mënyra e aplikimit: Kandidatët mund të aplikojnë përmes [email-it/[email protected]]. UNI – Universum International College SB SH.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.