← Të gjitha njoftimet
Konkurs pune: Senior Project Officer
Njoftimi
KONKURS PËR PUNËSIM
UNI – UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE SB SH.P.K.
Në bazë të kërkesave të UNI – Universum International College SB SH.P.K., Statutit dhe
Rregullores për Përzgjedhjen e Stafit Administrativ, shpallet:
SENIOR PROJECT OFFICER
Përgjegjësitë kryesore:
• Udhëheqja e përgatitjes, hartimit dhe dorëzimit të aplikimeve për projekte të financuara
• nga Bashkimi Evropian, përfshirë Erasmus+, Horizon Europe, IPA dhe programe të
• tjera të ngjashme.
• Koordinimi dhe monitorimi i aktiviteteve të projekteve, përfshirë zbatimin e planit të
• punës, afatet dhe rezultatet e projektit.
• Koordinimi dhe komunikimi me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, institucione
• akademike, organizata dhe palë të tjera të interesuara.
• Mbështetja në përgatitjen dhe monitorimin e buxheteve të projekteve, si dhe në
• përgatitjen e raporteve financiare dhe narrative.
• Organizimi dhe koordinimi i workshopeve, trajnimeve, konferencave, takimeve dhe
• aktiviteteve të tjera të lidhura me projektet.
• Përgatitja e raporteve periodike, përditësimeve dhe materialeve të komunikimit për
• partnerët, donatorët dhe menaxhmentin e Kolegjit.
• Sigurimi që aktivitetet, rezultatet dhe dokumentacioni i projekteve të jenë në përputhje
• me kërkesat e donatorëve dhe institucionit.
• Promovimi dhe shpërndarja e rezultateve të projekteve përmes aktiviteteve të
• komunikimit, publikimeve dhe rrjeteve relevante.
• Mbështetja e stafit akademik dhe administrativ në identifikimin dhe zhvillimin e
• mundësive të reja për financim të projekteve.
Kualifikimet dhe kriteret:
• Diplomë universitare në një fushë relevante, ndërsa diploma Master përbën përparësi.
• Minimum 3 vite përvojë pune në përgatitjen, shkrimin, koordinimin dhe menaxhimin e
• projekteve.
• Përvojë në projekte të financuara nga BE-ja, veçanërisht në programe si Erasmus+,
• Horizon Europe, IPA ose programe të ngjashme.
• Njohuri për rregullat dhe procedurat PRAG përbëjnë përparësi.
• Përvojë në përgatitjen e aplikimeve për projekte dhe në menaxhimin e zbatimit të
• projekteve.
• Përvojë në përgatitjen e raporteve për donatorë dhe partnerë.
• Aftësi të dëshmuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e partneriteteve vendore
• dhe ndërkombëtare.
• Përvojë në organizimin e konferencave, workshopeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të
• disseminimit.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe ndërpersonale.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, si dhe për të menaxhuar disa
• detyra njëkohësisht.
• Aftësi të mira në planifikim, organizim dhe respektim të afateve.
Përparësi konsiderohet:
• Përvoja e suksesshme në aplikimin dhe fitimin e projekteve të financuara nga BE-ja.
• Përvoja në raportimin për donatorë ndërkombëtarë.
• Njohja e formateve dhe procedurave të raportimit të projekteve të BE-së.
• Përvoja në sektorin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin me institucione akademike.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
• CV të përditësuar;
• Kopje të diplomave dhe dëshmive përkatëse;
• Dëshmi për përvojën e punës;
• Referenca profesionale, nëse janë të disponueshme.
Vetëm aplikimet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e intervistimit.
Afati i aplikimit: [14.09.2026]
Mënyra e aplikimit: Kandidatët mund të aplikojnë përmes
[email-it/[email protected]].
UNI – Universum International College SB SH.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.

