← Te gjitha lajmet
Lajm11 qershor 2026

Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit akademik për mësimdhënie në Università degli Studi di Sassari, Itali

Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit akademik për mësimdhënie në Università degli Studi di Sassari, Itali

Artikulli

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik në kuadër të programit Erasmus+ në partneritet me Università degli Studi di Sassari, Itali. Ky mobilitet synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e praktikave të mira akademike dhe promovimin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.

Detajet e Mobilitetit

  • Lloji i mobilitetit: Staff Mobility for Teaching (STA)
  • Institucioni pritës: Università degli Studi di Sassari, Itali
  • Periudha e mobilitetit: tetor 2026
  • Kohëzgjatja: 5 ditë pune + ditët e udhëtimit, sipas rregullave të Erasmus+
  • Aktiviteti: Mësimdhënie dhe shkëmbim përvojash akademike me stafin e universitetit partner

Mbështetja financiare

Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, në përputhje me rregullat dhe kushtet e programit Erasmus+.

Kriteret e Përzgjedhjes

Aplikuesi/ja duhet të:

  • Jetë pjesë e stafit akademik të Universum International College;
  • Ketë përvojë në mësimdhënie në fushën e tij/saj akademike;
  • Ketë interes për bashkëpunim dhe ndërkombëtarizim akademik;
  • Zotërojë gjuhën angleze, minimumi niveli B1;
  • Jetë i/e motivuar për përfaqësim dinjitoz të institucionit.

Përparësi kanë

  • Stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+;
  • Stafi i angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare;
  • Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e programeve akademike.

Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentet e kërkuara

  • CV në gjuhën angleze;
  • Motivation Letter;
  • Mobility Agreement for Teaching.

Afati i fundit për aplikim: 14 maj 2026

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.

Suksese në aplikim!