Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit për trajnim në Gazi University, Turqi
Artikulli
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të programit Erasmus+ në partneritet me Gazi University, Turqi. Ky mobilitet synon zhvillimin profesional të stafit, shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve partnere.
Detajet e Mobilitetit
- Lloji i mobilitetit: Staff Training (STT)
- Institucioni pritës: Gazi University, Turqi
- Periudha e mobilitetit: qershor 2026
- Kohëzgjatja: 5 ditë pune + ditët e udhëtimit, sipas rregullave të Erasmus+
- Aktiviteti: Trajnim, shkëmbim përvojash dhe pjesëmarrje në aktivitete profesionale të organizuara nga universiteti pritës
Mbështetja financiare
Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, në përputhje me rregullat dhe kushtet e programit Erasmus+.
Kriteret e Përzgjedhjes
Aplikuesi/ja duhet të:
- Jetë pjesë e stafit akademik ose administrativ të Universum International College;
- Ketë interes në zhvillim profesional dhe ndërkombëtarizim;
- Ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Zotërojë gjuhën angleze, minimumi niveli B1;
- Jetë i/e motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë profesionale.
Përparësi kanë
- Stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+;
- Stafi i angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare;
- Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndarjen e njohurive pas mobilitetit.
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën angleze;
- Motivation Letter;
- Training Plan, nëse kërkohet.
Afati i fundit për aplikim: 15 maj 2026
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.
Suksese në aplikim!

