Karriera

Qendra e karrieres dhe e mirëqenies

Shërbimet

Zyra e Karrierës dhe mireqenies studentore kujdeset të keshillojë dhe ndihmojë studentet duke ju sigurar punë praktike secilit student të Kolegjit Universum nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Misioni i Zyrës së Karrierës është t’i ndhmojë studentët në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional përmes shërbimeve (mjeteve) të nevojshme për sukses në karrierë.

Të gjithë studentët mund të perfitojnë
këto shërbime nga zyra e Karrierës

Këshillim për karrierë

Në kuadër të këtij shërbimi, studentëve do ju mundësohet që përmes takimeve me stafin e zyrës së karrierës të marrin këshilla lidhur me planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet ndjekur për një zhvillim të mëtutjeshëm profesional.


Trajnime & workshope

Zyra e Karrierës ofron trajnime, seminare dhe tryeza diskutimi në mënyrë që secili studentë të ketë të ndërtuar dokumentet bazë për të kërkuar punë dhe t’i përgatisë ata për intervista të punës. Këtë e realizon përmes trajnimeve se: Si të përpilojnë CV, Letër Motivuese; Si të plotësojmë aplikacionet për punë dhe si të përgaditen për intervistë.

Rrjetëzim

Ky shërbim mundëson që studentët të takohen personalisht me punëdhënësit potencial. Zyra e karrierës kujdeset që të sigurojë marrëveshje me punëdhënësit, që studentët të kenë mundësi të kryerjes së punës praktike apo të punësohen në kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, e këtë përmes pjesëmarrjes në: panaire të punës, universum Talks, vizita studimore, alumni Talk

Këshillim psiko-social

Me qëllim të promovimit të shëndetit mendor të studentëve, zyra organizon aktivitete me karakter psiko-social, ofron këshillim falas për të gjithë studentët për t’i ndihmuar me çdo problem që mund t’a bëjë të vështirë suksesin në studime apo që afekton mirëqenien. Mos harroni, Zyra e Karrierës dhe Mirëqenies është vetëm një email larg jush, kontakto: [email protected]

Puna praktike

Programi i punës praktike u zhvillua për të mundësuar dhe inkurajuar studentët që të angazhohen në një përvojë profesionale të të mësuarit përtej ligjëratave në klasë. Kryerja e punës praktike është e domosdoshme për të gjithë studentët e Universum International College, në kuadër të lëndës ‘Orientimi në Karrierë’, ku 4 kredi merren pas përfundimit të punës praktike në njërën nga kompanitë, organizatat, apo institucionet partnere. Varësisht nga drejtimi i studimeve studentët i kanë të përcaktuara edhe orët e nevojshme për punë praktike.

Hulumtime

Shërbime për biznese

STUDIMET DUALE për Biznese

Përmes këtij koncepti Gjerman, Universum International College ofron mundësinë e bashkëpunimit me Industrinë, në formimin e kuadrove me dije dhe njohuri praktike sipas kërkesave të tregut. Bizneset partnere financojnë studimet e studentëve të Kolegjit Universum (drejtime të ndryshme), të cilët gjatë studimeve zhvillojnë punen praktike në kompanitë qe ofrojnë bursë deri në diplomim, me mundësi punësimi gjatë dhe pas studimeve.

Bizneset partnere përfitojnë:

  • Plotësimin e nevojave me resurse humane
  • Studentët angazhohen në punë praktike 103 ditë/vit
  • Mbi 5 bursa studimi të financuara ofrohet 10% zbritje
  • Mbi 50 Bursa në të njëjtin program studimi, krijohet klasë e veçantë që i përshtatet kërkesave të kompanisë
  • Marrëdhënie pune me studentë gjatë dhe pas studimeve
  • Shkëmbimin e stafit për pjesëmarrje në ligjërata publike apo evenimente
StudimetDuale

SYLLABUSI SIPAS NEVOJAVE TË KORPORATAVE (CO-OP)

Universum International College ofron zgjidhje akademike dhe profesionale në sfidat me të cilat përballen bizneset dhe institucionet duke kontribuar në përforcimin e lidhjes midis arsimit dhe kërkesave të tregut. 

Në këtë mënyrë, bizneset dhe institucione prezantojnë kërkesat të cilat Universum International College përmes ekspertizës akademike dhe profesionale i trajton dhe ofron zgjidhje konkrete.

HULUMTIM TREGU & ZGJIDHJE AKADEMIKE PËR BIZNESE

Universum International College ka krijuar programin Co-op, nëpërmjet të cilit u mundëson bizneseve dhe institucioneve të dizajnojnë syllabus akademike e cila pas aprovimit nga Këshilli Akademik i Universum International College, ofrohet si lëndë zgjedhore në kurrikulën e Universum.

Trajnime dhe Punëtori

Universum College organizes FREE training for Kosovo High School graduates in #WebDevelopment. The training is organized physically at the Pristina campus, and online courses for all those who are further away and cannot physically be at the Pristina campus. The training is expected to be two days.

Training schedule:

  • Start date: April 14, 2022 (Thursday)
  • The training and transport schedule will be sent to you by email
  • Universum College Campus
  • Apply Now: https://bit.ly/3NPXt8G

At the end of the training, all graduates will be #certified and distinguished graduates will have the opportunity to be beneficiaries of scholarships for studies at Universum College, as well as #International Scholarships for studies abroad from Universum College.

Zyra e Karrierës dhe Mirëqenies Studentore në Universum International College është duke ofruar një trajnim të veçantë për përpilim të CV-së, i cili do të ju ndihmojë të përmirësoni dhe të përshtatni CV-n tuaj për të arritur sukses në punëkërkim.

Ky trajnim është i hapur për të gjithë studentët tanë dhe do të ndodhë në datën dhe vendin e mëposhtëm:

Data: 14/11/23, Kampusi Lipjan
Ora: 13:15

Trajnimin për përpilim të CV-së do ta udhëheqë koordinatorja e Zyrës së Karrierës, Agnesa Rexhaj, e cila do të ofrojë udhëzime të vlefshme dhe këshilla për krijimin e një CV të fortë dhe tërheqës. Përmbajtja e trajnimit do të përfshijë:

– Struktura e CV-së: Si të organizoni dhe prezantoni informacionin tuaj me efikasitet.

– Përzgjedhja e fjalëve dhe formulimeve të duhura për të përshkruar aftësitë tuaja.

– Përfshirja e eksperiencës së punës, praktikave, dhe aktiviteteve shkollore në CV.

– Këshilla për përpilimin e letrës së aplikimit.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në trajnim, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:
LINK

Universum College organizes “Training for High School Graduates – Create your own outfit for Prishtina Fashion Night”

Hurry up! 30 places are open for high school graduates.

Training will begin on April 22, 2022, at the Universum College Campus.

Are you a Graduate and interested in the field of Design? Have you dreamed of participating in the biggest fashion show in Kosovo where you will be next to the famous local and world designers, then this is the opportunity for you.

All participants will be provided with certificates of participation. The certification will take place at the Universum College campus.

#APPLY here https://forms.gle/eNmc3yMffjjCTybw8 

Date of the fashion show: 05.05.2022

For additional information, contact via email [email protected] 

Training link   Certificate

Universum College organizes FREE training for Kosovo High School graduates in #Digital Marketing and #Social Media Management. The training will be physically organized on the Pristina campus.

Training schedule:

  •   Date: May 5, 2022 (Thursday)
  •   Time: 11:00-14:00
  •   Universum College Campus
  •   Free transport: Departure at 10:30 at Flag Circle in Pristina

At the end of the training, all graduates will be #certified and distinguished graduates will have the opportunity to be beneficiaries of scholarships for studies at Universum College, as well as #International Scholarships for studies abroad from Universum College.

Training link   Certificate

Mirëqenia

Me qëllim të promovimit të shëndetit fizik dhe mendor zyra ka për objektivë zhvillimin e hulumtimeve që të evidentojë strategji të reja për të ndihmuar studentët në lidhje me shëndetin mendor probleme si vështirësitë në përqendrim ose përfundimin e detyrave, humbja e energjisë, ose vështirësitë në përshtatjen e jetës në Kosovë.

Zyra e Karrierës përmes mediave do të informojë studentët tanë dhe publikun për çështje që lidhen me mirëqenien, duke perdorur  teknika të vetë-kujdesit dhe video informuese mbi stresin, ankthin, problemet me gjumin dhe lodhjen.

Ne planifikojmë të ndërtojmë përmbajtjen me profesionistë që punojnë në fushën e shëndetit mendor, duke përfshirë partnerin tonë të fundit Stress Free Corner.

Qendra e Kujdesit Shëndetësor

Në UNI – Universum International College powered by ASU, ne kemi një Qendër të përkushtuar për Kujdesin Shëndetësor (QKSH) për të mbështetur mirëqenien e studentëve dhe stafit tonë. Infermierja jonë e universitetit dhe dy psikologë janë në dispozicion nga ora 8:30 deri në 17:00 nga e hëna në të premte gjatë vitit akademik.

QKSH i ndihmon studentët dhe stafin të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të fitojnë aftësinë për të vetë-menaxhuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor gjatë gjithë jetës së tyre.

Përveç mirëqenies së përgjithshme të studentëve brenda kampusit, UNI – Universum International College është kujdesur që t'u ofrojë atyre edhe kujdesin e mirëqenies psikologjike.

Shërbimet e shëndetit mendor për studentët dhe stafin si pjesë e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor, janë:

  • Kujdes i veçant dhe rëndësi e posaçme e mirëqenies psikologjike të nxënësve,
  • Mbështetje dhe motivim,
  • Menaxhimi i situatave stresuese,
  • Mbështetje mësimore në rast të vështirësive dhe problemeve që mund të ndeshen gjatë studimeve, informim i vazhdueshëm për parandalimin e problemeve me të cilat mund të përballen studentët dhe
  • Sesione informuese për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reduktuar stigmën për të kërkuar ndihmë në lidhje me shërbimet psikologjike në rast se kanë nevojë.

Për të ndihmuar studentët në kapërcimin e pengesave dhe problemeve të jetës së përditshme dhe në rritjen e mundësisë së realizimit të potencialit të tyre të plotë brenda dhe jashtë jetës së universitetit.

Qendra e mbështetjes shëndetësore dhe politika e ndihmës së parë

Bashkëpunimet me institucionet shëndetësore

Në UNI – Universum International College powered by ASU, ne kemi prioritet promovimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Angazhimi ynë për këtë qëllim shtrihet përmes nismave bashkëpunuese me institucionet tjera.

Ne besojmë se partneritetet me këto institucione janë thelbësore në arritjen e misionit tonë për të krijuar komunitet më të shëndetshëm dhe për të promovuar qëndrueshmërinë. Këto bashkëpunime marrin forma të ndryshme, duke përfshirë projektet kërkimore, shkëmbimin e njohurive dhe angazhimin e komunitetit.

Bashkëpunimet me institucionet shëndetësore