Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me 152 Universitete për shkëmbim të 608 studentëve në Evropë

Banneri (1)
Lajme

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me 152 Universitete për shkëmbim të 608 studentëve në Evropë

Kolegji Universum si lider i ndërkombtarizimit hap thirrjen për bursa semestrale ne 152 universitete ne 28 shtete te Evropës dhe Turqi. Bursat vlejnë për të gjithë studentët e Kolegjit Universum, te gjitha kampuset, niveli Bachelor & Master.

Deri tani Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me 152 universitete në 28 shtete të Evropës dhe Turqi. Shiko listen e plotë të Universiteteve Partnere https://www.universum-ks.org/sq/bursa-nderkombetare/   

Deri tani 546 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Ftohen të gjithë studentët e Kolegjit Universum të nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral në këto universitete (kliko ketu per listen e plote).

Një nga përfitueset e bursave për shkëmbim semestral është edhe studentja Verona Kolgeci, për përvojen e saj gjatë shkëmbimit në Belgjikë ajo thotë: “Unë jam Verona Kolgeci studente në Universum dhe përfituse e bursës 100%. Tani jam në vitin e dytë në drejtimin Shkenca Kompjuterike niveli bachelor. Gjatë studimeve në vitin e parë kam qenë e angazhuar edhe me punë praktike, kjo eksperiencë ka qenë shumë e mirë. Jam përfituese e bursës për studime jashtë vendit në Thomas More University of Applied Science në Belgjikë. E gjitha ka qenë një eksperience shumë e mirë e cila më ka shtyrë drejt zhvilimit edukativo-arsimor dhe personal. Mesazhi im për studentërt tjerë është që të marrin çdo mundësi që i shfaqet sepse sa do e vogel të duket në fillim do të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e tyre dhe do t’i ndihmojë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”.

Bëhu si Verona, eksploro Evropen gjatë studimeve! Apliko tani https://bit.ly/34gl2Wq

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *