Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me University of Northern Iowa për studime të dyfishta “Fillo studimet në Universum, përfundoj në SHBA”

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me University of Northern Iowa për studime të dyfishta “Fillo studimet në Universum, përfundoj në SHBA”
Lajme

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me University of Northern Iowa për studime të dyfishta “Fillo studimet në Universum, përfundoj në SHBA”

​Ndërkombëtarizimi i Kolegjit Universum vazhdon përtej oqeanit! Neser me 5 Korrik nga ora 14:00 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kolegjit Universum & University of Northern Iowa.

Kolegji Universum me mbështetjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa ka arrit marrëveshje 2+2 për Northern Iowa University. Përmes kësaj marrëveshje studentët e #KolegjiUniversum do të kenë mundësinë që 2 vite ti përfundojnë në Universum dhe vazhdojnë 2 vite të tjera në SHBA (duke përfituar lehtësira financiare, punësim në kampus, bursa të pjesshme dhe shumë benefite të tjera).

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet neser me 5 Korrik nga ora 14:00 në Kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë. Dhe eventi do të jetë i hapur për publikun. Eja informohu! 2 vite në Kolegjin Universum dhe 2 vite në SHBA! Diplomohu në “University of Northen Iowa” përmes Kolegjit Universum.

Në kuadër të marrëveshjeve dhe ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universum, studentët e Kolegjit tanë tashmë janë bërë ambasador të shtetit të Kosovës duke promovuar vlerat e Kosovës, përmes rezultateve të larta akademike, etike dhe profesionale në universitete ndërkombëtare.

Universum mbetet i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes ofrimit të studimeve jashtë vendit për studentët kosovarë.

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *