Konferencat
22 Nëntor, 2022 2023-03-14 8:05Konferencat
konferenca
Konferencë Shkencore
Konferenca të tjera
21.05.2022
Objektivi kryesor i kësaj Konference ishte të bashkojë njerëzit dhe të ndajë zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë, nga këndvështrimi i zhvilluesve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në seminare nga ekspertë të industrisë vendase dhe ndërkombëtare.
23.05.2022
Qëllimi i kësaj konference ishte të vlerësonte progresin e bërë nga vendet e rajonit në lidhje me zhvillimin/zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit të ekonomisë qarkore dhe të përcaktonte një rrugë përpara për një të ardhme të qëndrueshme.

10.11.2021
Gjatë Javës Globale të Ndërmarrësisë, #KolegjiUniversum në bashkëpunim me STIKK ka organizuar konferencë për prezantimin e hulumtimit "Vlerësimi i shkathtësive digjitale të qytetarëve të Kosovës".
7-10 shtator 2022
Konferenca e Akademisë NICE ishte ngjarja e parë ndërkombëtare kushtuar çështjeve të karrierës në Kosovë me Kolegjin Universum si pjesë e komitetit organizativ. Kompetencat e thella njerëzore si empatia dhe ndikimi i tyre në karrierë u diskutua në këtë konferencë.
24.10.2022
Kjo konferencë mblodhi së bashku politikanë të shquar të SHBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së dhe BB-së, diplomatë, deputetë dhe akterë të shoqërisë civile, për të diskutuar mbi zhvillimet globale dhe implikimet për Ballkanin Perëndimor.

05.05.2020
Kolegji Universum ka organizuar konferencë live me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Z. Shpend Ahmeti dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj me temën "Prishtina dhe Tirana gjatë pandemisë". Të dy kanë treguar për sfidat që po kalojnë gjatë pandemisë dhe masat për ta lehtësuar jetën e qytetarëve.

27.04.2020
Konferenca e dytë ndërkombëtare është organizuar nga Kolegji Universum në bashkëpunim me universitetet partnere. Pjesëmarrësit kanë shkëmbyer përvojat e tyre, idetë dhe rezultatet kërkimore për çështjet sociale, ekonomike, ligjore dhe teknologjike.

20.04.2020
Në Kolegjin Universum është mbajtur konferenca online e titulluar “Bota pas pandemisë” me gjeneralin Wesley K. Clark (ret.) i cili ka kontribuar mjaft shumë gjatë kohës së rolit të tij. Ai ka dhënë opinionet e tij të bazuara në përvojën shumëvjeçare.

01.04.2020
Kolegji Universum në kohë pandemie, ka organizuar konferencë online me Z. Robert Wright, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Kosova me temën "BANKAT NË KOHËN E PANDEMISË". Aty janë zbërthyer sfidat e hasura gjatë pandemisë nga bankat dhe strategjitë për të ardhmen.

11.03.2020
Në bashkëpunim me IBCM - International Business College Mitrovica, Kolegji Universum ka organizuar konferencën për publikimin e punimeve të studentëve me tema të tilla si: Biznes dhe marketing, administratë publike, shkenca kompjuterike, mbrojtje e mjedisit etj.

21.03.2019
Kolegji Universum ka organizuar Konferencën Studentore dy ditore, për prezantimin e punimeve hulumtuese të studentëve të të gjitha departamenteve, punime të cilat janë publikuar në "Revistën e hulumtimeve të studentëve".

17.09.2018
Caritas Kosova në bashkëpunim me Kolegji Universum ka organizuar konferencën “Sfidat e të rinjëve për punësim” në kuadër të projektit “Your Job”. Aty janë shpalosur opinione dhe rekomandime sa i përket punësimit të të rinjëve.

25.05.2018
Kolegji Universum ka organizuar konferencën për Publikimin e disa Hulumtimeve që kanë bërë studentët në kuadër të lëndës "Metodat Hulumtuese". Kjo konferencë kishte për qëllim vetëdijësimin e pjesëmarrësve për çështje të rëndësishme sociale.

25.09.2013
Implikimet financiare në zgjedhjet lokale dhe ndikimi që mund të kenë në buxhetin dhe ekonominë e Kosovës ishte konferenca e radhës. Të ftuar ishin përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore, FMN-së, Shoqërisë Civile dhe komunitetit të biznesit.

22.08.2013
Kjo konferencë ka pasur për qëllim të zbulojë të dhënat për hulumtimin e bërë nga matja e trendeve, dinamikës dhe strukturës së lëvizjeve në tregun e punësimit në Kosovë. Këto janë të dhëna statistikore krejtësisht të mbledhura dhe analizuara nga stafi dhe studentët e Kolegjit Universum.

24.09.2012
Inovatori, investitori, ndermarrësi dhe profesori i mirënjohur botëror, Raphael H Cohen, mbajti konfernecë ne Kosove me temën Nga ideja – tek paratë në bankë: krijo mundësi biznesi përmes inovacionit”.

08.04.2015
Ambasadori italian Andreas Ferrarese mbajti ligjeratë publike në Kolegjin Universum me temë “Si mund ta ndihmoj Italia Kosoven ne liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian.”

17.10.2015
Janez Jansa laurohet me çmimin Doctor Honoris Causa nga Kolegji Universum për ‘kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Ballkanit dhe fuqizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Sllovenisë në 10 vjettorin e themelimit të Kolegjit Universum.

27.03.2014
Euro-deputetetja Ulirike Lunacek, mbajti ligjeratë publike me studentet asistent ne projektin #KosovaAcademyofManagment të Kolegjit Universum.

02.04.2015
Ambasadori Robert Bosch mbajti konferencë publike në Kolegjin Universum me temë “Diplomacia e Holandes ne Kosove dhe fokusi i saj (diplomacia publike, kulturore, ekonomike dhe digjitale)”

28.04.2015
Përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë Z. Andrew Russell mbajti konferencë në Kolegjin Universum ku u diskutua për aktivitetet kryesore me të cilat merret UNDP-ja në Kosovë.

19.01.2016
Lord George Robertson, ish Sekretar i Pergjithshem i NATO's mbajti konferencë para studentëve të Kolegjit Universum të cilët i inkurajojë të përfshihen në politikë dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre.

20.10.2014
Investitori me famë boterore Baybars Altuntas mbajti konferencë në Kolegjin Universum ku foli për fillimet e karrierës dhe librin e tij "Zbrita nga Autobusi, hipa ne BMW" i cili ka thyer rekorde.

26.10.2022
Ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger mbajti konferencë në Kolegjin Univerum ku kujtoi me entuziazëm herën e parë që ka qenë në Kosovë në fillim të viteve të ’90-ta. Gjatë eventit atij edhe iu dha çmimi për Lidership Global.