Një hap më afër ndryshimit jetësor | 229 BURSA ndërkombëtare | EVROPA PO JU PRET

UNI: Bursa Nderkombetare per Semestrin Vjeshtor 2024
LajmeNderkombetare

Një hap më afër ndryshimit jetësor | 229 BURSA ndërkombëtare | EVROPA PO JU PRET

Në kuadër të ndërkombëtarizimit #UNI powered by Arizona State University hap thirrjen për 229 bursa për shkëmbim të studentëve në 109 universitetet partnere në 26 shtete të Evropës.

Bursat vlejnë për të gjithë studentët e #UNI, në të gjitha kampuset dhe drejtimet, niveli Bachelor dhe Master.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Periudha e studimeve: Semestri vjeshtor 2024
  • Studenti nuk paguan tarifen e shkollimit ne universitetin prites, por vazhdon te paguaj tarifen ne universitetin dergues;
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër (4-5 muaj)
  • Kompensim mujor: 800-900 euro/muaj
  • Kompenzim per shpenzime te transportit vajtje – ardhje: 275 -360 euro


Kriteret e nevojshme për aplikim:

  • Student i rregullte ne UNI (te gjitha drejtimet, vitet, kampuset)
  • Përfundimi i të paktën një semestri 30 ECTS kredi (5 provime të përfunduara) në UNI
  • Nota mesatare te jete minimum 7.5
  • Niveli i Gjuhes Angleze B2 nga Anglia Examination
APLIKIMI: Aplikimi per shkembimin e studenteve behet KETU

Shiko listën e Universiteteve, duke klikuar KËTU.

Per cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyren Ndërkombetare në UNI – Universum International College. Zyra Nderkombetare mbetet e perkushtuar te ju ndihmoj ne transformimin e jetes tuaj akademike dhe profesionale permes mundesive per shkembim.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.