Shëndeti mendor gjatë afatit të provimeve

DSC09387
Lajme

Shëndeti mendor gjatë afatit të provimeve

 Nëse ka një periudhë të vitit që shihet si stresuese për çdo student, ajo kohë do të jetë afati i provimeve.

 Çdo student e di se sa të rëndësishme janë provimet; sidomos kur merren parasysh perspektivat e tyre për të ardhmen.

 Të testohesh për çdo gjë që lidhet me studimet akademike, pavarësisht nëse e njeh lëndën jashtëzakonisht mirë, ose e ke studiuar vetëm një herë, është shumë stresuese.. Për studentët, ky nivel ankthi shumëfishohet pasi rezultatet e tyre japin një vështrim të një pjesë të madhe të së ardhmes së tyre.

Zyra e karrierës dhe mirëqenies studentore në Kolegjin Universum kujdeset për mirëqenien e studentève duke ofruar këshilla për menaxhimin e stresit në periudhën e afatit të provimeve

Në varësi të ngarkesës suaj të punës si dhe llojit të individit që jeni, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të kushtoni një pjesë të kohës tuaj për të mbajtur nën kontroll shëndetin tuaj mendor, në mënyrë që të kaloni provimet tuaja dhe të dilni nga finalet të lumtur dhe të shëndetshëm!

  1. Përgadisni një plan studimi.
  2. Gjeni kohë për pauza
  3. Formoni një grup studimi.
  4. Dëgjoni trupin tuaj.
  5. Mbroni mentalitetin tuaj para dhe pas çdo provimi.
  6. Nëse nervat tuaja dalin jashtë kontrollit, shtrihuni.

 Shëndeti mendor duhet të jetë prioritet, pasi ai me të vërtetë mund të bëjë ndryshimin më të madh.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *