Studentët shpalosin kreativitetin e tyre në puntorinë e dizajnit të modës

Dizajn i modes, UNI, ASU, Flutra Dedinja
Lajme

Studentët shpalosin kreativitetin e tyre në puntorinë e dizajnit të modës

Në vazhdën e organizimit të Bootcamps me ekspert të industrise në Uni-Universum International College powered by Arizona State University, këto dy ditë në dy kampuset e UNI në Prishtinë dhe Ferizaj, studentët tanë të udhëhequr nga dizajnerja Flutura Dedinja mësuan dhe praktikuan teknika më të fundit të dizajnit dhe modes.

Dita filloi me një prezantim të detajuar nga dizajnerja, duke u thelluar në detajet e ndërlikuara të industrisë së modës. Nga nuancat e krijimit të modeleve deri te konceptet moderne të dizajnit, studentët fituan njohuri mbi thelbin e universit të modës.

Sesioni praktik që pasoi, siguroi një mundësi direkte për studentët për të përkthyer teorinë në praktikë. Nën drejtimin e një profesionisteje, studentët dëshmuan aftësitë e tyre, duke i shndërruar pëlhurat në art mode. Kjo puntori nuk ishte thjesht një përvojë edukative; ishte një shpalosje praktike e krijimtarisë dhe individualitetit.

Dizajnerja Flutura Dedinja së fundmi ka prezantuar koleksionin e saj në Javen e Modes në Vjenë në Muzeun “Quartier” dhe njihet për stilin e saj të veqantë duke krijuar veshje për emra të njohur vendor dhe ndërkombëtar.

Bootcamps të tilla po ju mundësojnë studenteve të punojnë direkt me profesionist nga industritë më të suksesshme, një mundësi ideale për të përmisuar shkathtësitë dhe për të njohur lider nga industria.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.