Studio me bursë të plotë në Riga, Latvi

riga
LajmeNderkombetare

Studio me bursë të plotë në Riga, Latvi

UNI- Universum International College hap thirrjen për aplikim për 4 bursa për shkëmbim studentor në “Riga Technical University” në Riga, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171.
Ftojmë studentet e Biznes Menaxhment, Shkenca Kompjuterike dhe Gjuhë Angleze në të gjitha kampuset e UNI- Universum Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral.
Informata mbi shkëmbimin:
 
  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 800 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim:
 
Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në UNIPuna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në UNINota mesatare të paktën 8.5
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
 
  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi
  • Letër motivuese

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:  https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 TETOR!
Për çdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare. Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.
#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar #EmpoweringKosova
Na ndiqni ne Facebook Instagram