Studio në Belgjikë | Aplikoni për Shkëmbim Semestral Erasmus+

Blog

Studio në Belgjikë | Aplikoni për Shkëmbim Semestral Erasmus+

UNI-Universum International College hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në  “Thomas More University of Applied Sciences” në Belgjikë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit #Bachelor dhe #Master, të gjitha kampuset e  UNI-Universum International College të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimëror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në UNI-Universum International College
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1 apo B2
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:  https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga UNI-Universum International College.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi akademik (40%)
  • Niveli i gjuhës angleze (40%)
  • Suksesi në intervistë (20%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 26 MAJ

Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit. 

#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar 

Na ndiqni ne Facebook & Instagram

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *