Thirrje për Aplikim: Shkëmbim për Trajnim të Stafit në Universitetin e A Coruña (UDC), Spanjë
11 Qershor, 2025 2025-06-11 11:50Thirrje për Aplikim: Shkëmbim për Trajnim të Stafit në Universitetin e A Coruña (UDC), Spanjë
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitetin e stafit në Universitetin e A Coruña (UDC) në Spanjë, në kuadër të programit të ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit profesional të stafit.
📌 Detajet e shkëmbimit:
- Periudha: Do të përcaktohet më vonë
- Kohëzgjatja: 5 ditë trajnim + 2 ditë udhëtim (në total 1 javë)
- Vendi: A Coruña, Spanjë – Universidad de A Coruña (UDC)
✅ Kriteret e përzgjedhjes:
- Të jetë pjesë e stafit akademik apo administrativ me kontratë aktive në Universum International College
- Të jetë i motivuar për zhvillim profesional dhe përfshirje në procesin e ndërkombëtarizimit
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel minimal B1-B2
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunues
🔹 Përparësi do të kenë:
- Stafi që ka qenë aktiv në iniciativa për përmirësim institucional
- Stafi që nuk ka përfituar më parë nga trajnime jashtë vendit përmes UNI – Universum
📥 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar [KËTU].
🕒 Afati i fundit për aplikim: 25 maj 2025
📩 Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare ose caktoni një takim.